LAJMI I FUNDIT:

Sadiku: Peticioni kundër Atiq mund të përmbyllet nesër, 20 përqindëshi është arritur

Sadiku: Peticioni kundër Atiq mund të përmbyllet nesër, 20 përqindëshi është arritur

Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Skender Sadiku, ka deklaruar se të enjten mund të përmbyllet procedura e peticionit për mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve për shkarkimin e kryetarit Erden Atiq.

“Është faza e parë ku ka pasur një numër të madh të qytetarëve, realisht në mëngjes ka qenë një numër i madh, kurse dikur nga ora 10 kemi qenë bashkë me kryesuesin e Kuvendit Komunal, Nexhat Ugljanin, i kemi vizituar qytetarët edhe këta që janë duke organizuar peticionin. Shpresoj se me këtë ritëm nesër do të përmbyllet pasi ka qenë një fluks i madh i qytetarëve pasi shpejt e kanë arritur 20 për qindëshin që janë dikur rreth 3640 vota. Ky është vetëm hapi i parë, për të vazhduar në hapat e mëtutjeshëm në bazë të udhëzimit administrativ”, ka deklaruar Sadiku në RTV Dukagjini.


Cilët janë hapat tutje?

“Ne asambleja komunale jemi si urë ndërlidhëse. Nënshkrimet ne do t’i dërgojmë në KQZ, i cili në procedurë i verifikon procedurat e tyre, nëse këto nënshkrime janë valide dhe a janë nga regjistri i komunës së Mitrovicës së Veriut”, ka deklaruar Sadiku.

A nënkupton kjo që qytetarët serbë ende “dirigjohen” në një formë të tillë, pra kur ju jepet urdhër dalin dhe nënshkruajnë?

“Unë po flas si qytetar tash, po arrihet legjitimiteti dhe legaliteti, pra është e mira e kësaj që ka një fluks të madh, por ajo që e prish këtë hijeshinë e kësaj demokracie është që janë akoma nën urdhra”.

Nënshkrimi i peticioneve në dy komunat veriore, policia: Situata e sigurisë është e qetë
Lexo po ashtu Nënshkrimi i peticioneve në dy komunat veriore, policia: Situata e sigurisë është e qetë

“Por është një hap shumë i madh për qytetarët pasi dalëngadalë po mësohen, mos të harrojmë se gjitha këto arrihet të ai legjitimiteti dhe legaliteti i kërkuar pra shkojnë në bazë të ligjeve të Kosovës, këta sado që “janë të manipuluar” janë duke kërkuar një të drejtë njerëzore të cilët para ligjit jemi të barabartë”.

“Dhe shpresoj që një thirrje e tillë në fazën e dytë kur të vij momenti për zgjedhje atëherë ka lëvizje të reja pra do të jetë edhe një parti e re, e cila do të jetë një parti e cila nuk është e dirigjuar dhe në një vij me Listën Serbe”, ka deklaruar Sadiku.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori