Sabri Fejzullahu feston sonte pesëdhjetë vjetorin e karrierës muzikore.

Ikona e muzikës shqiptare ka gjysmë shekulli që i qëndron besnik skenës muzikore duke sjell projekte të ndryshme.


Dashuria më e madhe muzikore e Fejzullahut ishte qyteti i Prishtinës, ku i kushtoi shumë rreshta në këngët që e ka publikuar ndër vite.

Jo vetëm kaq, pasi që 70-vjeçari është i njohur edhe për shumë role në projekte të ndryshme filmike, ku ndër më të dalluarit ishin ato në bashkëpunim me Ibrahim Krajkovën-Lecin, Rasim Thaçin-Cimën si dhe Sevdai Radogoshin-Qumilin.

Legjenda e muzikës shqiptare theksojmë se është edhe baba i tre fëmijëve dhe tashmë gjysh i disa nipave dhe mbesave.

“Shihemi” titullohet projekti i fundit i këngëtarit, i cili ishte publikuar në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar.

Më poshtë kemi përzgjedh disa prej këngëve të sjella ndër vite nga ana e Sabri Fejzullahut. /Telegrafi/