Forcat mbrojtëse ukrainase kanë neutralizuar një grup sabotuesish rusë që ishin infiltruar brenda pozicioneve mbrojtëse të ukrainasve në drejtim të Vovchanskut.

Ishin operatorët e dronëve që i lokalizuan dhe pas një sërë analizash të kryera, u konstatua se ishin rusë të infiltruar brenda vijës mbrojtëse të ukrainasve, transmeton Telegrafi.


Pasi morën dritën e gjelbër për veprim, operatorët e dronëve filluan me lëshimin e bombave drejt pozicioneve të tyre në një zonë malore.

“Kjo betejë përfundoi siq edhe ishte planifikuar kur të gjithë e kryen punën e tyre si është më së miri – forcat armike u shkatërruan”, u tha në njoftimin e ushtrisë ukrainase.

Kjo nuk është hera e parë që rusët me rroba civile por edhe përmes akteve sabotuese tentojnë të thyejnë apo t’i afrohen linjës mbrojtëse të ukrainasve, por se në shumicën e rasteve e kanë pësuar rëndë. /Telegrafi/