LAJMI I FUNDIT:

Sa do t’i ndryshojë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë zbatimi i Marrëveshjes për normalizim – publikohet raporti i QKSS

Sa do t’i ndryshojë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë zbatimi i Marrëveshjes për normalizim – publikohet raporti i QKSS

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), ka publikuar së fundi një raport i cili shqyrton marrëveshjen e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve.

Kosova dhe Serbia kanë pranuar (verbalisht) “Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit” të propozuar nga BE-ja më 27 shkurt, si dhe aneksin e zbatimit në takimin e Ohrit mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq më 18 mars. Raporti u prezantua gjatë një tryeze të rrumbullakët të organizuar nga QKSS me akterët vendorë dhe ndërkombëtarë në Kosovë.


Drejtori ekzekutiv i QKSS, Mentor Vrajolli, në hapje të tryezës tha se “Marrëveshja për Rrugën e Normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë (APN), krijon mundësi për një gjendje të re të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, ndonëse një status-quo të re.

“Nëpërmjet kësaj marrëveshje, Serbia praktikisht njeh atributet e shtetësisë së Kosovës, duke pranuar simbolet kombëtare, si dhe detyrimin për të respektuar integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës, dhe ta trajtojë Kosovën në bazë të parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara (OKB), dhe Traktatit të Bashkimit Evropian (TBE)”, thuhet në njoftim.

Sipas Adelina Hasanit, Qeveria e Kosovës duhet të përmirësojë transparencën dhe angazhimin me shoqërinë civile në kuadër të dialogut për normalizim, dhe për këtë qëllim të publikojë raporte periodike për gjendjen e dialogut për normalizim dhe zbatimin e marrëveshjeve.

“Kryeministri i Kosovës duhet të raportojë rregullisht në Kuvendin e Kosovës për dialogun e normalizimit, praktikë që është ndjekur nga qeveritë e mëparshme”, tha Hasani.

Më tej ajo ka shtuar se “Gjuhët nga liderët politikë dhe zyrtarët e tjerë publikë në Serbi dhe Kosovë ndaj njëri-tjetrit dhe përballë marrëveshjes, duhet të ndryshojnë me urgjencë. Në këtë kontekst, retorika e presidentit serb Vuçiq ndaj kryeministrit kosovar Kurti është veçanërisht shqetësuese pasi nxit urrejtje dhe minon marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë. Në anën tjetër, liderët kosovarë duhet të shtojnë përpjekjet e tyre për të dërguar mesazhe afirmative për komunitetin serb në Kosovë, përfshirë edhe në gjuhën serbe.”

Autori tjetër i raportit Ramadan Ilazi, theksoi se “Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është mbështetur nga Këshilli Evropian, që shënon herën e parë që të gjitha 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë përkrahur një marrëveshje nga procesi i dialogut të normalizimit”.

Ai gjithashtu vuri në dukje se tani “Roli i Bashkimit Evropian (BE) si lehtësues në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka evoluar dhe BE-ja ka përgjegjësi të konsiderueshme për të promovuar zbatimin e marrëveshjes, sepse tani dispozitat nga Marrëveshja do të përbëjnë një detyrim kontraktual ndaj BE-së nga Serbia dhe Kosova në kuadër të procesit të integrimit evropian të dy shteteve”.

Megjithatë, ai gjithashtu vuri në dukje se “Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve shënon herën e parë që Kosova pranon qëndrimin e Serbisë për statusin e Kosovës dhe treguesit e deritanishëm nuk janë shpresëdhënës (bazuar në votat për pranimin e kërkesës për anëtarësim në Këshillin e Evropës), se mbështetja për Marrëveshjen në Këshillin Evropian do të sjellë ndryshime në qëndrimin e pesë vendeve anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën.

Raportin e plotë mund ta gjeni KËTU. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori