LAJMI I FUNDIT:

Sa do të taksohen ata që punojnë online, flet Jorida Tabaku

Sa do të taksohen ata që punojnë online, flet Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur se nga një prilli do të nis tatimi mbi ata që punojnë në hapësirën virtuale online.

Komentet Tabaku i bëri në Euronews Albania, ku tha se ky tatim pritet të jetë nga 23-50 %.


Tabaku tha gjithashtu se qeveria në vend që t’i stimulojë ata që punojnë online, pasi është një biznes që po rritet në Shqipëri, shkon dhe i taton, duke prishur punë.

“Nga një prilli fillon taksimi mbi ata që punojnë në hapësirën virtuale online. Ne do e shohim në vijim sa është taksimi. Ne do ta shohim në praktikë sa do të jetë. Por është praktikisht 23-50 %. Pse? Sepse formula që kanë përllogaritur është në bazë të xhiros.

Kanë supozuar se një biznes X përshembull një IT, mund të ketë shpenzime 10 lekë, ose 5 % të xhiros. Por edhe kjo është e supozuar, sepse ai personi i IT i duhet patjetër të marrë një certifikatë, të lexojë, të investojë te ai biznes. Mua më kanë shkruar të rinj pa fund që më kanë thënë se kjo është një marrë shumë e madhe për ta.

Kam takuar të rinj që kanë kontrata me Indinë, që punojnë këtu. E kuptoni çfarë bën qeveria? Në vend që ta stimulojë këtë biznes që po rritet, jo për meritë të qeverisë, këta shkojnë dhe i tatojnë. Një vit para zgjedhjeve këta bëjnë një favor fiskal, sa përfundojnë zgjedhjet, i rrisin prap”, tha Tabaku në euronewsal.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori