Na ndiqni në dy llogaritë tona në Twitter, Telegrafi.com dhe Telegrafi Sport.
Shqiptarët po përballen tashmë prej disa muajsh me rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve, teksa kryeministri ka paralajmëruar për një krizë të mundshme energjetike, që mund të çojë edhe në një rritje të çmimit të energjisë. Por sa kushton kjo rritje e çmimeve në buxhetet e familjeve shqiptare?
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, një familje shpenzon 41.1% të totalit të buxhetit për ushqime, 10.9% për shpenzime për “banesën, ujë, energji elektrike, qira të paguar” dhe 5.9% për transport. Pra në total 57.8% e totalit të buxhetit mujor shkojnë për mbulimin e këtyre nevojave të përditshme dhe të domosdoshme.
Përballë rritjes së çmimeve në këto tre zëra, pesha në buxhet rritet ndjeshëm dhe bëhet gati e papërballueshme për një kategori të qytetarëve, ku përfshihen pensionistët, familjarët me paga të ulëta apo ata me ndihmë ekonomike.
Sipas të dhënave të INSTAT, klasa I, që konsiderohet më e varfra, shpenzon gati 54% për ushqime, 17.5% për energji, ujë e qira dhe 2.2% për transport, me një total prej gati 74% të shpenzimeve totale, që shkon për mbulimin e nevojave bazike.
Nga ana tjetër, një rritje e mundshme e energjisë, krahas asaj të karburanteve do të shkaktojë një reaksion zinxhir me shtrenjtimin edhe të produkteve dhe shërbimeve të tjera./A2 CNN
Na ndiqni në Twitter.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdjehen lëkundje toke në Kosovë
Hoxhaj i reagon ashpër ministrit të jashtëm ukrainas që u takua me Gjuriqin në Serbi
Nis takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi
U vra me plumb në kokë rrugës për në punë, polici në Fier ishte i fejuar, iu prenë ëndrrat në mes
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron