LAJMI I FUNDIT:

SA SHUMË URREJ TË PËRDOR SHPREHJEN “P”

SA SHUMË URREJ TË PËRDOR SHPREHJEN “P”

Poezi nga: Charles Bukowski
Përktheu: Fadil Bajraj

mbase është për shkak
se isha i ri atëherë
e tash s’mund të gjej askë
bash aq shumë stimulues si dikur
T. S. Eliot, Pound, D. H.
Lawrence, Celine, Fante,
Hem dhe Turgenjev,
dhe të gjithë të tjerët,
shumica e tyre ende ishin gjallë
kur i pata lexuar për herë të parë.


mbase është për shkak se
e kam humbur atë ngazëllimin e parë të të
jetuarit të jetës sime dhe
asgjë më nuk është aq nxitëse,
as shkrimtarët tjerë as jeta.

mbase për shkak se
kam shkruar
bukur gjatë
ngase sërish më merr malli
për kënaqësinë e moçme të
të lexuarit faqe për faqe
të fjalëve që më bartnin

fusha të reja
të rrezikut dhe kuptimit.

tash jam sall
një qen plak
që vozit automobilin e tij
në autostradë
dhe që gjuan
bërllokun.

duke qenë shkrimtar profesionist i mplakur
ka mundësi të më pashitet
kënaqësia për të lexuar të tjerët.
ose ndoshta
të tjerët janë kanosje
që njeriu përpiqet t’i mbajë
larg ndërgjegjes së vet?

shumicën e shkrimtarëve që i njoh tash
me kujdes sall shkrimtarët e vdekur
i lavdërojnë ose shkrimtarët
që janë miq apo përkrahës të tyre,
kur të vdes pres që papritmas të bëhem
shumë më popullor se
shkrimtarët tjerë

dhe atyre që do të nguten të më lavdërojnë
atëherë, po u them që tash: në pidh
të s’amës.