PRANVERË 1938

Bertolt Brecht (1898-1956)
Poezi nga: Bertolt Brecht
Përktheu: Aurel Plasari
Sot, mëngjes i së dielës së Pashkëve,
një stuhi dëbore pllakosi papritmas mbi ishull.
Dëborë shtrohej mes gëmushave në blerim e sipër. Djali im i vogël
më shpuri te një pemë kajsie pranë murit të shtëpisë,
larg prej poezisë në të cilën denoncoja me gisht ata
që po gatitnin një luftë, e cila
mund të shkatërronte kontinentin, këtë ishull, popullin tim, familjen time
dhe mua. Në heshtje
vendosëm një thes
mbi pemën e ngrirë.
Nga
Telegrafi
9 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































