LAJMI I FUNDIT:

Sa shumë UJË nevojitet për ta MBYTUR një person?

Sa shumë UJË nevojitet për ta MBYTUR një person?

Sa shumë ujë mendoni se nevojitet për ta mbytur një person? Sinqerisht, jo edhe aq shumë!

Paracelsusi, shkencëtar i shekullit 16’të që kryesisht njihet për themelimin e rolit të kimisë në mjekësi, ka shpikur konceptin se çdo gjë mund të jetë helmuese, apo jo, varësisht nga doza. Pavarësisht se kimia moderne është larguar shumë nga ky mendim, thënia e tij prapë mbetet e vërtetë edhe në elementin më thelbësor të tokës: ujin.


Nevojiten rreth 6 litra ujë për ta vrarë një person që peshon rreth 75 kilogramë, sipas videos të publikuar në YouTube, e që është lansuar së fundmi nga American Chemistry Society. Vdekja nga uji, apo intoksikimi nga uji, ndodhë shumë shpesh, transmeton Telegrafi.

Dhe, më e zakonshme është mes të rinjve që e sfidojnë veten për “gara të pirjes së ujit”, apo mes atletëve të cilët gabimisht mbi-hidratohen gjatë ushtrimeve fizike.

Pavarësisht se uji është thelbësor në jetë, kur njeriu pinë shumë ujë, gjaku i tij hollohet shumë. Sipas Scientific American, kjo shkakton një gjendje që quhet hiponatremia dhe kjo mund të shpijë në intoksikimin nga uji.

Disa nga simptomat kryesore të intoksikimit nga uji janë dhimbjet e kokës, lodhja, marramendjet, vjellja, urinimi i shpeshtë dhe shpërqendrimi mendor.

Kur personat pinë shumë ujë, veshkat nuk munden ta largojnë atë dhe kjo shkakton që uji i tepërt të futet në qeliza dhe ato ënjten. Kur qelizat e trurit fillojnë të ënjten, situata bëhet vdekjeprurëse shumë shpejt.

Kjo situatë manifestohet me koma, probleme të frymëmarrjes, e deri në vdekje. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori