LAJMI I FUNDIT:

Sa shpesh e lani – dhe a duhet të lani – makinën tuaj në dimër?

Sa shpesh e lani – dhe a duhet të lani – makinën tuaj në dimër?

Epo, stina e dimrit është e pranishme dhe kjo do të thotë “rrugë të kripura”, kushte të këqija drejtimi dhe shumë baltë në makinën tuaj.

Si pasojë, duhet vetëm të vozitësh për një kohë të shkurtër përpara se makina të bëhet “një rrëmujë me baltë”.


Kjo mund të shpjegojë, pra, pse biznesi i lavazhit mund të “lulëzojë” në vendbanimin tuaj lokal, përcjell Telegrafi.

Por sa shpesh duhet të pastroni makinën tuaj në dimër?

Ashtu si me një numër pyetjesh të automobilave, përgjigjja e saktë duket se varet nga një sërë faktorësh, duke përfshirë atë që pyesni.

Disa detajues, nuk rekomandojnë larjen e makinës kur temperatura bie nën zero, por arsyetimi i tyre bazohet tërësisht në parandalimin e mbylljes së dyerve dhe dritareve nga ngrirja.

Dhe, megjithëse, ky është një shqetësim i arsyeshëm, në të vërtetë nuk ka të bëjë me natyrën e pyetjes së përgjithshme.

Është një pyetje që ka rëndësi sepse, përveç ndotësve dhe papastërtive të rregullta, dimri gjithashtu hedh një bollëk kripë dhe në shumë shtete dhe vende, kimikate gjithashtu në një makinë, gjë që mund të çojë në korrozion.

Andaj, larja e kripës nga një makinë nuk është një kotësi, është gjithashtu një akt ruajtjeje, duke ndihmuar një makinë të zgjasë më gjatë.

Sidoqoftë, ne do tua shtrojmë juve këto pyetje: Sa shpesh e lani makinën në dimër? A ndaloni së pastruari makinën tuaj kur bën shumë ftohtë? Na tregoni në komente. /Telegrafi/