LAJMI I FUNDIT:

Sa orë gjumë duhet t’i bëni varësisht nga shenja e Horoskopit të cilës i përkisni

Sa orë gjumë duhet t’i bëni varësisht nga shenja e Horoskopit të cilës i përkisni

Si fëmijë, shumë kohë shpenzojmë duke u përpjekur të mos flejmë.

Por, si të rritur tani na u duket çmenduri ajo dëshirë dhe me padurim presim të kthehemi në shtëpi për të fjetur, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, si e dimë se sa gjatë duhet të flemë çdo natë?

A është diçka universale kjo apo unike për secilin individ?

Epo, një kompani australiane, “Bed Threads”, ka treguar se për sa orë gjumë keni nevojë varësisht nga shenja e Horoskopit të cilës i përkisni.

Dashi: Personat e kësaj shenje mund të mbijetojnë me shumë pak gjumë sepse janë shumë energjikë dhe ambiciozë. Kryesisht këta i bëjnë 6 orë gjumë.

Demi: Personat e kësaj shenje e kanë gjumin e rëndë dhe mund t’i bëjnë deri në 9 orë gjumë.

Binjakët: Këta e kanë një mesatare mes të bërit shumë gjumë dhe të bërit pak.

Gaforrja: Personat të kësaj shenje u nevojitet shumë gjumë për ta mbajtur ekuilibrin mes emocioneve dhe nuk ka gjë që u pëlqen më shumë sesa një shtrat i ngrohtë e i rehatshëm.

Luani: Luani më së miri flen në krevatin e vet dhe zakonisht pëlqen t’i bëjë 7-8 orë gjumë.

Virgjëresha: Personat e kësaj shenje mund t’ia dalin edhe me 6 orë gjumë, por ndihen shumë më mirë nëse flejnë më gjatë.

Peshorja: Personat e kësaj shenje duhet t’i bëjnë rreth 7-8 orë gjumë.

Akrepi: Akrepat janë të mbushur me pasion, xhelozi, kurajë, por asnjëherë të mërzitshëm. Ata menjëherë bien në gjumë të thellë dhe gjumi është shumë i rëndësishëm për ta. Këta i bëjnë zakonisht 8 orë gjumë.

Shigjetari: Shigjetarët funksionojnë me shumë pak gjumë dhe i bëjnë 5-6 orë gjumë kur janë nën presion, ndonëse 8 orë është idealja për ta.

Bricjapi: Këta janë persona të cilët preferojnë t’i bëjnë 8 orë gjumë.

Ujori: Personat e kësaj shenje po ashtu performojnë më së miri me 7-8 orë gjumë.

Peshqit: Këta janë ëndërrimtarët e Horoskopit, andaj nuk është befasi se kanë nevojë për gjumë më së shumti. Personat e kësaj shenje dëshirojnë t’i bëjnë gjithsesi 8 orë gjumë çdo natë dhe e shijojnë çdo sekondë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
Pëllumbi i Pejës - ballukja pejane

Pëllumbi i Pejës - ballukja pejane

Stil
“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

Lifestyle
Kalo në kategori