LAJMI I FUNDIT:

Sa është vlera e Investimeve të Huaja Direkte në Kosovë?

Sa është vlera e Investimeve të Huaja Direkte në Kosovë?

Investimet e Huaja Direkte kanë një rëndësi shumë të madhe në zhvillimi e tërësishëm ekonomik të Kosovës.

Janë disa faktorë që ndikojnë në prurjen e investitorëve të huaj.


Në emisionin “7 Ditë me Panxhën”, janë prezantuar disa statistika për vlerën e investimeve të huaja në Kosovë.

Vlera e IHD-ve, vetëm gjatë muajit korrik kapi shifrën e 46.2 milionë eurove investime, ndërsa viti 2021 shënoi një rritje të këtyre investimeve krahasuar me vitin paraprak.

Por struktura e këtyre investimeve nuk ndikon aq shumë në zhvillimin ekonomik në plane afatgjate, kjo pasi shumica e këtyre investimeve shkojnë në patundshmëri.

Ndërsa, vendet të cilat po investojnë më së shumti në Kosovë, janë Gjermania, Zvicra dhe Shqipëria.

Ndryshe, sa i përket Investimeve të Huaja Direkte në vendet e rajonit, Kosova renditet e fundit.