LAJMI I FUNDIT:

Sa e prekni njëri-tjetrin brenda ditës? Ja sa është e nevojshme që të jeni çift i lumtur

Sa e prekni njëri-tjetrin brenda ditës? Ja sa është e nevojshme që të jeni çift i lumtur

Hulumtimet kanë zbuluar që çiftet të cilat këmbejnë prekje së paku dy minuta në ditë – pa obligime dhe në vazhdimësi – janë shumë më të afërt me njëri-tjetrin.

Partneri i cili vendos të injorojë ato që e pengojnë apo e fyejnë partnerin tjetër vetëm sa do ta përkeqësojnë marrëdhënien, transmeton Telegrafi.

Për funksionimin e suksesshëm të lidhjes janë të nevojshme vetëm 22 minuta në ditë (20 minuta bisedë + 2 minuta kontakt fizik). E dyta, kërcënimi i madh për lidhje dhe afërsinë janë grindjet e pazgjidhura dhe ndjenjat e lënduara.


Partneri i cili vendos t’i injorojë ato që e pengojnë apo e lëndojnë partnerin tjetër vetëm sa do ta përkeqësojnë marrëdhënien. Biseda në të cilën të dy palët do t’i paraqesin të gjitha motivet e tyre që të bëjnë diçka, si edhe bisedojnë për emocionet, është mënyra e vetme për çlirimin nga tensionet e akumuluara ndërmjet partnerëve. Kur jeton me dikë me vite të tëra, kjo do të thotë që ia keni treguar tashmë të gjitha gjërat nga jeta e juaj, gjithashtu edhe ai juve. Prandaj e vetmja mënyrë për avancimin e lidhjes është përfshirja e aktiviteteve të reja të përbashkëta në jetë. Natyrisht, është e domosdoshme që një kohë të caktuar t’i përkushtoheni vetëm vetes dhe gjërave të cilat vetëm juve ju interesojnë. Këmbimi i tregimeve mbi përvojat të cilat i keni përjetuar, pavarësisht nga njëri-tjetri, do ta freskojë lidhjen tuaj.

Kjo do t’ju ndihmojë që sërish ta shikoni partnerin tuaj, si edhe ai juve, në dritë tjetër dhe jashtë lidhjes.

Nga ana tjetër, nëse vazhdimisht e shikoni partnerin në rrethana të njëjta (p.sh., në shtëpi, në i ulur para televizorit etj.), ai por dhe lidhja e juaj, do t’ju bëhem monotone. Prandaj, shkoni bashkë në drekë gjatë javës së punës, apo dilni me të dhe me kolegët e tij në mënyrë që të shihni se si po sillet ndaj tyre (posaçërisht si po sillet ndaj femrave të tjera).

Në fillim, kjo mbase do t’ju duket e çuditshme dhe e pakëndshme, por është e domosdoshme. Asgjë nuk mund të shpejtojë ritmin e rrahjes së zemrës sikur kur të shihni që kur femra tjetër flirton me partnerin tuaj. Vetëm kujdesuni që ai saktë të dijë se çka mundet, dhe çka nuk mundet të tolerojë. Aktivitetet e reja, si edhe bisedat lidhur me këto situata, aktivizojnë prodhimin e hormoneve të cilat do t’ju bëjnë që të ndiheni mirë.

Andaj, veproni bashkë në disa gjëra të reja dhe shumë shpejt do të ndiheni si në fillim të lidhjes. Pikërisht për këtë shkak, shumica e çifteve sërish dashurohen pas pauzave. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Këshilla Lifestyle
Një gabim që e bën gjithmonë sa herë lan rrobat e bardha

Një gabim që e bën gjithmonë sa herë lan rrobat e bardha

Bëje vet
Pse të qash në palestër është normale, sipas ekspertëve

Pse të qash në palestër është normale, sipas ekspertëve

Aktivitete sportive
Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Stil
Njëri lloj i orgazmës është më i fuqishëm, por edhe më i rrallë: Dhe ndodh kur femra pikërisht bën kështu

Njëri lloj i orgazmës është më i fuqishëm, por edhe më i rrallë: Dhe ndodh kur femra pikërisht bën kështu

Intimitet dhe Pasion
Sheh në ëndërr sikur bie nga një lartësi apo pengohesh nga diçka? Përgjigjja është me sy hapur

Sheh në ëndërr sikur bie nga një lartësi apo pengohesh nga diçka? Përgjigjja është me sy hapur

Lifestyle
Kalo në kategori