LAJMI I FUNDIT:

Sa dashuroheni?

Sa dashuroheni?

A flini gjumë në pozitë peshoreje, engjëlli mbrojtës apo nyje dashurore apo secili në anën tij. Pozita në të cilën flini me partnerin mund t’ju zbulojë se çfarë çifti vërtet jeni.

Me gjeste dhe me lëvizje të trupit zbuloni edhe marrëdhënien tuaj emocionale me partnerin, varësisht nga ajo se a jeni në gjumë të thellë, ashtu që butësisht mbështilleni për trupin e tij, shtriheni në shpinë të përqafuar apo butësisht flini në përqafim të tij.

Në krahët e njëri-tjetrit, çdo njeri ka anën e vet të shtratit. Çfarë thonë pozicionet e gjumit për çiftin tuaj?

Në formë luge
Çifti fle me barkun e bërë gropë në kurrizin e tjetrit dhe këmbët e lidhura. Që të dy dashurohen, megjithatë, kjo nuk i heq asgjë faktit se seksi në çift është akoma i kënaqshëm, vetëm se pak më i qetë dhe më i relaksuar. Një sinjal i mirë është nëse partnerët shkëmbejnë rregullisht rolet, por jo nëse mashkulli është gjithnjë ai që qëndron mbrapa me një pozicion “aktiv”, ndërsa ajo provokon vetëm instinktet e tij mbrojtëse.

Peshorja
Ky pozicion është ndër më të preferuarit. Të flesh kurriz më kurriz dhe të prekesh vetëm me të ndenjura, në më të shumtën e rasteve do të thotë një bashkim më i thellë ndjeshmërie. Dhe të mos harrojmë se disa ndjesi nervore gjenden pikërisht në pjesën e prapanicës. Mirëpo, pozicioni me shpatulla të kthyera dhe kur distanca mes prapanicave të partnerëve fillon të largohet, të krijon mendimin se është krijuar një krizë, ose është duke afruar një krizë. Në këtë rast fillon të mungojë edhe kontakti në jetën seksuale të çiftit.

Nyja e dashurisë
Partnerët janë përballë njëri-tjetrit dhe preken, fytyra dhe trupat janë të bashkuar, këmbët e lidhura. Pozicioni evidenton dëshirën për t’u prekur dhe për të qëndruar pranë në fazën e gjumit.

Engjëlli mbrojtës
Çifti është i lidhur më këmbët e ngjitura dhe njëri merr tjetrin për krahësh. Kur njëri kap tjetrin për krahu do të thotë që është gati për t’u kryer procesi i një “dhurimi”, madje edhe në seks. Asnjë rivalitet me pak fjalë dhe të dy së bashku kërkojnë t’i japin partnerit të gjithë atë që kanë, për ta bërë sa më të lumtur.

Gërshërë
Të dy së bashku flenë afër njëri-tjetrit, por preken vetëm me këmbë. Është në tentativë një dëshirë për t’u afruar. Seksi që vjen më pas, shpesh degjeneron në një moment pajtimi, por për t’u denigruar sërish.

Secili fle në pozicionin e kundërt
Nëse çifti fle në këtë pozicion (kujdes, ky interpretim nuk vlen për ato çifte që zgjohen në këtë pozicion) është evidente që ekzistojnë konflikte jo të zgjidhura midis të dyve, mirëpo kjo nuk do të thotë që nuk e duan njëri-tjetrin. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Lifestyle
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

A e dini se...
Kalo në kategori