Ruzhin për notën diplomatike për familjen e Mickoskit: Një incident i pazakontë që nuk ndihmon fqinjësinë e mirë


Ish-ambasadori dhe diplomati, Nano Ruzhin vlerëson se askush nuk mund të thotë se ku dhe kush e ka publikuar notën diplomatike sepse, siç thotë ai, dokumenti origjinal ndoshta është dërguar në Ministri, dhe më pas humbet gjurma dhe mundësia, duke pasur parasysh se Ministria e Jashtme bullgare mohon se gjërat kanë origjinën prej tyre.
"Ndoshta është një incident i thjeshtë ose ndonjë gabim në komunikim. Ky është një paralajmërim tjetër se duhet të jemi më të kujdesshëm ndaj këtij lloji episodesh të pakëndshme sepse, siç thashë, nota është një dokument rreptësisht konfidencial dhe i klasifikuar.
Është tjetër gjë nëse një turist i rastësishëm i vëren diku në plazh, mal ose hotel dhe fotografon njerëzit për të cilët flitet, por nota si shënim duhet të mbetet sekret", thekson Ruzhin në lidhje me detajet e zbuluara të udhëtimit të familjes së Kryeministrit në qendrën bullgare të skive "Pamporovo", duke theksuar se ky është një incident i pazakontë që nuk ndihmon fqinjësinë e mirë midis dy vendeve./Telegrafi/


































