LAJMI I FUNDIT:

Rustu Recber rrëfen tmerrin me coronavirusin: Fitova luftën, merreni seriozisht se është kërcënim i madh për njerëzimin  

Rustu Recber rrëfen tmerrin me coronavirusin: Fitova luftën, merreni seriozisht se është kërcënim i madh për njerëzimin  

Ish-portieri legjendar i Turqisë, Rustu Recber u ka kërkuar njerëzve që të marrin seriozisht kërcënimin nga Covid-19 dhe të ndjekin të gjitha protokollet e sigurisë për të parandaluar infektimin nga coronavirusi.

46-vjeçari u testua pozitiv në Covid-19 muajin e kaluar dhe u shtrua në spital, ku ishte në një gjendje kritike për një kohë.

Ish-portieri u fut në izolim dhe ai më në fund u shërua dhe u lirua nga spitali javën e kaluar.


Portieri legjendar turk, Rustu Recber rezulton pozitiv me coronavirus
Lexo po ashtu Portieri legjendar turk, Rustu Recber rezulton pozitiv me coronavirus

Rustu deklaroi fitore ndaj coronavirusit, por pranoi se ai do të jetë ende larg familjes së tij për dy javë pasi të kaloj një raund tjetër të karantinës sipas rregullave.

Ai pranoi se kishte frikë për të ardhmen e familjes së tij, ndërsa luftonte me sëmundje në shtratin e spitalit dhe këmbënguli që njerëzit duhet të marrin seriozisht kërcënimin nga Covid-19 dhe të ndjekin të gjitha protokollet e përcaktuara nga zyrtarët shëndetësorë dhe qeveritë.

“Së pari dua t’ju falënderoj shumë juve dhe gjithë njerëzve në mbarë botën që më mbështeten gjatë këtyre momenteve të vështira”, ka thënë fillimisht Rustu për Inside Futbol.

“Unë kam fituar luftën time kundër virusit dhe jam liruar, por tani për 14 ditë, do të jetoj larg familjes sime në karantinë në shtëpi”.

“Nuk u tremba. Thjesht bëja pikëpyetje se çfarë kam bërë gjatë gjithë jetës sime, dhe kam menduar se një gjë tjetër që më vjen në mendje është se çfarë ndodh me familjen time nëse diçka më ndodh? Gjithmonë i bëja pyetje vetes”.

Turku beson se Covid-19 është një kërcënim për njerëzimin dhe çdo masë sigurie duhet të merret derisa të mos ketë vaksinë.

“Lëkura i ndryshoi ngjyrë dhe nuk mund të fliste”, gruaja e legjendës turke tregon vuajtjet e Rustu Recber nga coronavirusi
Lexo po ashtu “Lëkura i ndryshoi ngjyrë dhe nuk mund të fliste”, gruaja e legjendës turke tregon vuajtjet e Rustu Recber nga coronavirusi

“Absolutisht të gjithë duhet ta marrin seriozisht këtë virus. Është e nevojshme të ndiqni të gjitha rregullat e përcaktuara deri sa të gjendet një zgjidhje. Qëndroni larg kontaktit. Qëndroni larg njëri-tjetrin dhe rrini në shtëpi!!!”

“Ky virus është në një pikë që kërcënon njerëzimin. Para se të gjendet një zgjidhje përfundimtare, definitivisht nuk duhet të rrezikoni shëndetin e ndonjë lojtari”, përfundoi ish-legjenda turke e portës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Islanda publikon listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet me Kosovën

Islanda publikon listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet me Kosovën

Ndërkombëtare
Ancelotti starton me të gjitha forcat kundër Atleticos - formacioni zyrtar i Real Madridit

Ancelotti starton me të gjitha forcat kundër Atleticos - formacioni zyrtar i Real Madridit

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori