LAJMI I FUNDIT:

Ruskovska: Jovanovski dhe Milevski janë paraburgosur, prokurorët nuk do të nxirren para gjykatësit

Ruskovska: Jovanovski dhe Milevski janë paraburgosur, prokurorët nuk do të nxirren para gjykatësit

Shefja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Villma Ruskovsa, tha se ekzistojnë dyshime që Bojan Jovanovski i njohur si “Boki 13” ka tentuar të arratiset dhe për këtë arsye është arrestuar në kalimin kufitar “Bogorodica”.

Ajo tha se është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve për Jovanovskin dhe Milevskin, të cilët u arrestuan gjatë ditës së djeshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Dëshmitari ka dorëzuar padi penale dhe është marrë në pyetje. Më pas është ftuar edhe një herë, që ta plotësojë padinë penale. Edhe persona tjerë janë dëgjuar në cilësinë e dëshmitarëve”, tha Ruskovska.

Ajo tha se Prokuroria ka siguruar incizime nga bisedat mes të dyshuarve dhe dëshmitarit.

Me urdhër të Prokurorisë, i merret telefoni Katica Janevës
Lexo po ashtu Me urdhër të Prokurorisë, i merret telefoni Katica Janevës

Ruskovska konfirmoi se është marrë telefoni i prokurores speciale Katica Janeve, që siç tha, të shihet komunikimi i saj me të dyshuarin e parë “Boki 13”.

“Për momentin prokurorët nuk kanë pse të nxirren para gjykatësit. Procedura është e hapur që të shihet kush është i përfshirë në gjithë këtë rast”, tha Ruskovska.

Ajo shtoi se në të ardhmen hetimi do të zgjerohet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori