LAJMI I FUNDIT:

Rusja, shkaktare e sulmit ndaj priftit në Lyon

Rusja, shkaktare e sulmit ndaj priftit në Lyon

Policia franceze ka arrestuar një të dyshuar, pas sulmit të një prifti ortodoks në Lyon.

Sipas të përditshmës Le Parisien, kjo ka ndodhur për motive të hakmarrjes të tradhëtisë bashkëshortore, e shkaktuar nga një ruse.


I dyshuari Georgije P., 40-vjeçar, është arrestuar në shtëpinë e tij në Lyon dhe partnerja e tij 35-vjeçare e kombësisë ruse u mor në pyetje.

Gazeta shkruan se, i dyshuari ka pranuar se ai e kreu sulmin për hakmarrje, duke shtuar se partnernerja e tij ishte mësuese e priftit Nikos Kakavelaki.

Sulm tjetër në Francë, prifti ortodoks plagoset në Lion derisa po e mbyllte kishën – forca të shumta të policisë dhe ushtrisë në vendin e ngjarjes
Lexo po ashtu Sulm tjetër në Francë, prifti ortodoks plagoset në Lion derisa po e mbyllte kishën – forca të shumta të policisë dhe ushtrisë në vendin e ngjarjes

Sulmi erdhi ndërsa zyrtarët e lartë francezë deklaruan nivelin më të lartë të rrezikut të sigurisë për një vrasje të trefishtë në një kishë në Nice, por edhe në mes të tensionimit maksimal botëtor mbi karikaturat e Profetit Muhamed të botuara nga shtypi francez dhe të dënuara nga shumë vende me shumicë myslimane. /Telegrafi/