LAJMI I FUNDIT:

Rusia regjistron rekord ditor të rasteve me COVID-19, vetëm në Moskë infektohen 5,261 persona

Rusia regjistron rekord ditor të rasteve me COVID-19, vetëm në Moskë infektohen 5,261 persona

Rusia ka regjistruar një rekord ditor sa i përket rasteve të infeksionit me COVID-19.

Sipas medieve ruse, përcjell Telegrafi, në 24 orët e fundit janë infektuar 18,665 persona, prej të cilëve 245 prej tyre kanë vdekur, ku numri total i të vdekurve ka arritur në mbi 28 mijë.


Nga numri i të infektuarve, 5,261 janë në Moskë, duke çuar shifrën totale të infektuarve në mbi 1.64 milion persona.

Ditë më parë, Ministria ruse e Shëndetësisë u ka dërguar një urdhër mjekëve dhe institucioneve mjekësore, duke u kërkuar atyre të koordinojnë çdo koment publik mbi pandeminë COVID-19.

Po ashtu, një punonjës shëndetësorë në Rusi ka zbuluar pasojat e pandemisë që është përhapur në masë të madhe në vend, duke filmuar kufomat e mbështjella në morg.

Ministria ruse e Shëndetësisë ua ndalon mjekëve të bëjnë deklarata publike për COVID-19
Lexo po ashtu Ministria ruse e Shëndetësisë ua ndalon mjekëve të bëjnë deklarata publike për COVID-19

“Kufoma kudo, kufoma”, dëgjohet duke thënë ky burrë derisa ecte në korridorin e hapësirës ku futen kufomat.

Videoja është filmuar në qytetin siberian Novokuznetsk, rreth 480 kilometra nga kufiri me Kazakistanin, në kohën kur Rusia po ballafaqohet me një valë tjetër të COVID-19, pavarësisht se tërë kohën Kremlini pretendon se ka zbuluar vaksinën kundër COVID-19 dhe thotë se ka filluar të japë efektet e para “pozitive”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori