LAJMI I FUNDIT:

Rusia pretendon se ka rrethuar Bakhmutin, por realiteti në terren dëshmon të kundërtën

Rusia pretendon se ka rrethuar Bakhmutin, por realiteti në terren dëshmon të kundërtën

Imazhet e verifikuara tregojnë se forcat ruse gjenden në periferi të Bakhmut, një qytet kyç ukrainas në frontin lindor që Moska po pretendon se tashmë e ka rrethuar në tërësi.

Ky rrethim i pretenduar mund të shihet në hartat më të fundit të Institutit për Studimin e Luftës (ISW).


Zonat e kuqe përfaqësojnë përparime të verifikuara ruse dhe zonat e verdha pretendohen nga Moska të jenë gjithashtu nën kontrollin e tyre.

Profesor Michael Clarke, analist i mbrojtjes dhe sigurisë, tha se duket se është afër “përfundimit të lojës në Bakhmut. Rusët kanë marrë veriun dhe jugun e qytetit”.

Në rrjetet sociale janë postuar imazhe që tregojnë njësitë ruse rreth Bakhmutit. Shumë prej tyre janë marrë nga ushtarët ukrainas duke përdorur drone.

Sky News ka analizuar këto imazhe ku mund të shihen ushtarët rusë në disa nga zona të ndryshme, por ka prova të ekzistencës së ushtarëve në zonat që pretendon se i kontrollon Ukraina.

Sky News ka verifikuar dhe lokalizuar këto imazhe nga Bakhmut duke përputhur veçoritë kryesore me imazhet ekzistuese satelitore.

Michael Clarke shpjegoi se lufta në qendër të qytetit duke shkuar nga shtëpia në shtëpi mund të jetë “shumë e vështirë” për një forcë pushtuese. Në vend të kësaj, ushtria ruse mund të shihet duke u përpjekur të rrethojë qytetin, gjegjësisht forcat mbrojtëse ukrainase. /Telegrafi/