LAJMI I FUNDIT:

“Rusia po përgatit luftë në Ballkan” – paralajmërimi i Zelenskyt nxit reagime në platformën “X”, bëhet thirrje për vigjilencë

“Rusia po përgatit luftë në Ballkan” – paralajmërimi i Zelenskyt nxit reagime në platformën “X”, bëhet thirrje për vigjilencë

Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, ka bërë thirrje që t’i kushtohet vëmendje më e madhe rajonit të Ballkanit, ku bën pjesë edhe Kosova, pasi sipas tij, ka informacione se Rusia po planifikon të nisë një luftë për ta larguar vëmendjen nga Ukraina.

Kjo deklaratë e tij ka nxitur reagime të shumta në platformën “X”, ka akterë ndërkombëtar të cilët kanë bërë thirrje për vigjilencë të shtuar.


Zelensky: Kemi informacione se Rusia po përgatitet të largojë vëmendjen e botës me krijimin e shumë krizave, do të destabilizojë Ballkanin
Lexo po ashtu Zelensky: Kemi informacione se Rusia po përgatitet të largojë vëmendjen e botës me krijimin e shumë krizave, do të destabilizojë Ballkanin

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq ka thënë se ai gjithnjë ka paralajmëruar që presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të bëjë gjithçka për të shkaktuar konflikte të reja në Ballkanin Perëndimor.

“Shpresoj që populli serb dhe shqiptarë të kenë forcë për të ruajtur paqen dhe jetën tonë të përbashkët”, ka shkruar Bogdanoviq.

Shqetësim për deklaratën e presidentit ukrainas ka shprehur edhe kryetari i Nismës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus.

Knaus në platformën “X” ka shkruar se “është e qartë, por BE-ja, Gjermania dhe të tjerët po qëndrojnë në gjumë. Po afrohet një dështim tragjik”.

Gazetari për çështje evropiane dhe të NATO-s, Stephan Israel ka shpërndarë deklaratën e presidentit Zelensky, derisa ka shkruar “ndërsa Brukseli përgjumet”.

Analistja amerikane Ivana Stradner ka shkruar se fatkeqësisht presidenti Zelensky ka të drejtë.

“Kam paralajmëruar për këtë që një kohë të gjatë. Zelensky ka të drejtë që Rusia po përgatit një luftë në Ballkan. Unë dhe kolegu im kemi botuar një artikull rreth Rusisë dhe planit për luftë”, ka shkruar Stradner.

Zelensky tha se Rusia mund të krijojë kriza të reja në Ballkan dhe Moldavi në mënyrë që të largojë vëmendjen e botës nga lufta në Ukrainë.

“Sot, të gjithë po diskutojnë krizën në Lindjen e Mesme. Por, siç thashë më parë, sinqerisht, nuk është problem i djeshëm. Të gjithë e dinë për këtë konflikt të vazhdueshëm dhe luftë të vazhdueshme, por askush nuk dëshiron t’i japë fund sepse është i përshtatshëm. Pas shpërthimit në Lindjen e Mesme qëndron Rusia, ne jemi të sigurt, me aleatin e saj Iranin”, ka thënë ai.

“Kini kujdes Ballkanin. Më besoni, po marrim informacione: Rusia ka një plan të gjatë. Lindja e Mesme, pastaj të paktën do të jetë Ballkani, nëse vendet e botës nuk bëjnë asgjë tani. Do të ketë një tjetër shpërthim të tillë”, ka thënë Zelensky. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori