Rusia po përpiqet të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Ukrainë, duke nxitur ndarjet dhe amplifikuar ngjarjet negative, sipas disa analistëve që monitorojnë propagandën e Kremlinit rreth votimeve të 31 marsit.
Raundi i parë i votimit mbahet të dielën, me 39 kandidatë në fletëvotim. Raundi i dytë do të mbahet tre javë më vonë.
Duke mos patur asnjë kandidat pro-rus pjesmarrës në zgjedhje, analistët paralajmërojnë se Kremlini ka përdorur mjetet sociale dhe ndikimin e fshehtë në mediat ukrainase për të penguar zgjedhjet.
Që nga revolucioni i vitit 2014, Ukraina është kthyer me vendosmëri në drejtim të Perëndimit, ndërkohë që Kievi kërkon anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Megjithatë, Moska nuk po heq dorë dhe i sheh zgjedhjet e ardhshme si vetëm njërën prej hallkave në një seri betejash strategjike, thotë analisti Vladislav Inozemtsev, drejtor i Qendrës së Moskës për Studimet Post-Industriale dhe autor i një raporti të kohëve të fundit me titull “Forcat e lidhura me Kremlinin në zgjedhjet e vitit 2019 të Ukrainës.”
“Në vitin 2004 dhe 2005, ishte humbja e parë”, tha Inozemtsev në një intervistë për Zërin e Amerikës. “Ata morën hak në një farë mënyre në vitin 2010 kur u zgjodh Viktor Janukoviç. Pastaj sigurisht nuk kishin ç’bënin në vitin 2014, sepse ishte absolutisht e sigurt që forcat pro-evropiane do të fitonin. Dhe tani kemi një lloj hakmarrjeje të dytë që mund të arrihet nëse Kremlini ndjek një politikë të mençur dhe gjithëpërfshirëse”.
Ukraina ka hequr shumë kanale televizive ruse dhe figura politike të lidhura me Kremlinin si dhe ka bllokuar faqe propagande pro-Moskës në internet apo në mediat sociale. Yevgen Fedchenko, bashkë-themelues i organizatës ‘Stopfake.org’, e krijuar për të nxjerrë në pah dezinformimin që vjen nga Rusia, thotë se Kremlini ka kërkuar kanale të reja ndikimi.
“Ata po kërkojnë gjithnjë e më shumë për të gjetur mediume të reja që mund të përdoren, duke përfshirë Facebook-un si një nga platformat, por gjithashtu duke u përpjekur të ndikojnë në mediat ukrainase, thjesht duke i blerë ato ose duke ndikuar politikat editoriale të tyre apo gazetarët.”
Kreu i Sigurisë së Informacionit në Shërbimin e Sigurisë të Ukrainës, Oleksandr Klymchuk, thotë se qeveria ka qenë aktive në kundërshtimin e këtij ndikimi.
“Ne i dhamë Facebook-ut informacione rreth 2,000 llogarive të rreme. Ato tashmë janë bllokuar. Brenda dy javëve të fundit kemi dhënë informacion rreth 40,000 llogarive robot”, tha Klymchuk.
Fedchenko i Stopfake.org thotë se strategjia e Moskës nuk është më mbështetja e një kandidati të vetëm, por mbjellja e përçarjes.
Kremlini mohon përpjekjen për të ndërhyrë në zgjedhjet dhe thotë se akuzat janë pjesë e një fushate politike për të fituar vota.
.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Shtyhet pa afat vendimi për dënimin e presidentit të zgjedhur Trump për çështjen e ngritur ndaj tij në Nju Jork
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje