LAJMI I FUNDIT:

Rusia përhap dezinformim përmes mediave sociale

Rusia përhap dezinformim përmes mediave sociale

Një raport i Departamentit amerikan të Shtetit thotë se Rusia po përdor taktika që shfrytëzojnë platforma dhe kanale të ndryshme komunikimi për të krijuar dhe përhapur dezinformacione.

Qendra e Departamentit të Shtetit për Angazhimin Global, në një raport të publikuar të mërkurën analizonte skemat e Kremlinit për të përhapur dezinformim përmes komunikimeve qeveritare, një rrjeti mesazhesh globale të financuara nga shteti dhe kultivimit të burimeve të tërthorta, duke përdorur median sociale dhe internetin si armë. Raporti megjithatë nuk përmend drejtpërdrejt çështjen e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet amerikane.

Përfaqësuesja e kësaj qendre, Lea Gabrielle, tha në një komunikim me gazetarët se “edhe Pekini ka përvetësuar disa elementë të taktikave të Moskës, duke mbështetur faqe interneti që përhapin teori konspirative, dezinformim dhe propagandë për të minuar normat dhe institucionet demokratike.” Ajo tha se rreziku që paraqet dezinformimi nga ana e Kinës dhe e Rusisë janë realë dhe të rrezikshëm.

Raporti publikohet ndërkohë që SHBA kanë ofruar deri në 10 milion dollarë shpërblim për informacione që çojnë në identifikimin dhe lokalizimin e çdo personi që punon me një qeveri të huaj për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Azia
Kalo në kategori