LAJMI I FUNDIT:

Rusia në votim, pa supriza pritet fitorja e partisë në pushtet

Rusia në votim, pa supriza pritet fitorja e partisë në pushtet

Më shumë se 110 milionë rusë do të votojnë sot për legjislativet ndërsa partia pro-Kremlinit në pushtet pritet të trimfojë pa surpriza, në përfundim të një fushate zgjedhore apatike ndërsa vendi ndodhet në recesion ekonomik.

Qendrat e para të votimit u hapën dje në mbrëmje rreth orës 20:00 GMT në gadishullin vullkanik Kamtchatka, në Lindjen e Largët ruse shkak i një popullsie të dendur dhe një territor mjaft të gjerë detyruan shumicën e zgjedhësve të nisin votimin duke filluar nga ora 05:00 GMT sot në pjesën evropiane të vendit, kryesisht në Moskë dhe në Shën-Peterburg.


Sondazhet e para të zgjedhjeve priten të shpallen pas mbylljes së qëndrave rreth 18:00 GMT në Kaliningrad, enklavë ruse në zemër të Bashkimit Evropian.

Këto zgjedhje po mbahen ndërsa vendi po kalon një krizë të thellë ekonomike. Rënia e çmimit të hidrokarbureve që përfaqëson një pjesë të rëndësishme të të ardhurave buxhetore, dhe sanksioneve perëndimore të dekretuara në vijim të krizës ukrainase shkaktuan periudhën më të gjatë të recesionit prej hyrjes në skenën politike të Vladimir Putin në 1999.

Procesi zgjedhor po zhvillohet në një kontekst politik të jashtëzakonshëm. Kjo është përballja e parë në shkallë kombëtare prej aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë, me shpërthimin e konfliktit në Lindjen separatiste proruse të Ukrainës dhe përkeqësimin më të keq në marrëdhëniet me Perëndimorët prej fundit të Luftës së Ftohtë.

Këto zgjedhje janë një formë testi për Krimenë, ku banorët e saj marrin pjesë për herë të parë në zgjedhjet ruse.

Këto legjislative ku më shumë se 6.500 kandidatë nga 14 parti janë në garë për 450 vende në Duman Shtetërore, Dhoma e Ulët e Parlamentit që regjistrohet përveç të tjerash pas gati një viti nga ndërhyrja ushtarake në Siri duke e cilësuar Rusinë si drejtuesin e të gjitha kartave të lojës në këtë konflikt.

Zgjedhësit do të vendosin për rinovimin e disa parlamenteve rajonalë dhe zgjedhjen e drejtuesve të tyre. Në këtë kontekst, presidenti çeçen Ramzan Kadyrov do të përballet për herë të parë me zgjedhësit prej emërimit në këtë post nga ana e Kremlinit në 2007.

Në trend Botë

Më shumë
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kinezja që i telefononte të dashurit deri në 100 herë në ditë diagnostikohet me një sëmundje të padëgjuar më parë

Kinezja që i telefononte të dashurit deri në 100 herë në ditë diagnostikohet me një sëmundje të padëgjuar më parë

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Kalo në kategori