LAJMI I FUNDIT:

Rusia kërcënon se do të sulmojë aeroplanët francez të patrullimit mbi Detin e Zi

Rusia kërcënon se do të sulmojë aeroplanët francez të patrullimit mbi Detin e Zi

Rusia ka kërcënuar se do të sulmojë aeroplanët francez mbi Detin e Zi, ka njoftuar Ministri i Mbrojtjes së Francës.

Sebastien Lecornu, kërcënimet ruse ndaj aeroplanëve francez që patrullojnë hapësirën ajrore ndërkombëtare i quajti një qëndrim “mjaft agresiv” nga Moska.


Sipas ministrit, këto sjellje përkojnë me ato të Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

“Një muaj më parë, për t’ju dhënë një shembull shumë konkret, një sistem rus i kontrollit të trafikut ajror kërcënoi se do të rrëzonte aeroplanët francezë në Detin e Zi, kur ne patrullonim në një zone të lirë ndërkombëtare” tha Lecornu.

“Sjellja e Rusisë në vitin 2024 nuk ka asnjë lidhje me atë që pamë në vitin 2022 dhe, padyshim përpara agresionit në Ukrainë”, shtoi ministri.

Sipas ministrit francez, këto veprime nga shteti rus po vijnë për shkak të vështirësive me të cilat po përballet në fushën e betejës në Ukrainë. /Telegrafi/