LAJMI I FUNDIT:

Rusia ka zbrazur një bazë në Krime, tregojnë imazhet satelitore

Rusia ka zbrazur një bazë në Krime, tregojnë imazhet satelitore

Disa imazhe satelitore thuhet që tregojnë se forcat ruse kanë zbrazur një bazë kyçe në Krimenë veriore.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, baza, pranë fshatit Medvedivka dhe afër kufirit me rajonin e Khersonit, strehonte një numër të konsiderueshëm armatimesh ruse.


Imazhet nga sateliti Sentinel 2 i Bashkimit Evropian nga 21 janari 2023 tregojnë një gjurmë të madhe të pajisjeve ruse.

Baza në Medvedivka e parë nga lart më 21 janar.

Ndërsa imazhet Maxar me rezolucion më të lartë nga 11 shkurti 2023 zbulojnë dhjetëra automjete të blinduara, duke përfshirë tanke dhe artileri.

Por imazhet më të reja të marra nga sateliti Sentinel 2 i BE-së zbulojnë se shumica e atyre automjeteve nuk janë më të pranishme në bazë, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Nuk ishte menjëherë e qartë pse Moska i kishte zhvendosur pajisjet apo ku, por në fillim të muajit, zyrtarët e instaluar nga Rusia në Krime kishin sinjalizuar se prisnin një kundërofensivë ukrainase për të shënjestruar gadishullin.

Baza në Medvedivka e parë nga lart më 27 mars.

“Mendoj se vendimi për të ndërtuar struktura mbrojtëse në Krime dhe në pozicionet drejt gadishullit ishte i saktë dhe i justifikuar”, kishte thënë më 11 prill guvernatori i Krimesë i emëruar rus, Sergei Aksyonov.

Në dritën e komenteve të Aksyonov, ekspertët kanë sugjeruar se tërheqja e pajisjeve ushtarake ruse nga baza në Medvedivka mund të lidhet me operacionet mbrojtëse përpara një kundërofensivë ukrainase. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Kalo në kategori