eksperti ad

Si Ukraina ashtu edhe Rusia kanë njoftuar kthimin e afro 100 ushtarëve nga secila palë.

Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidentit ukrainas, tha se 95 ukrainas u kthyen në shtëpi, raporton skynews.


Ai tha se ushtarët e forcave të armatosura dhe gardës kombëtare, si dhe rojet kufitare, u dorëzuan nga Rusia - duke përfshirë disa të plagosur.

Ndërkohë, ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi se 94 robër rusë u liruan gjithashtu pas negociatave dhe do të dërgohen për ekzaminim mjekësor.

Imazhet e mëposhtme janë të momentit kur të burgosurit ukrainas kanë arritur në shtëpi.

Ndryshe, Ukraina dhe Rusia kohë pas kohe shkëmbejnë robërit e luftës pavarësisht se po vazhdon pushtimi rus në shtetin ukrainas. /Telegrafi/

lcimg 9aa3afd2 338c 40ec bc00 281fedbc199c

lcimg 4270e4f1 a13c 48c9 a743 e5952061e2b0