LAJMI I FUNDIT:

Rusia dhe Ukraina me marrëveshje të re të transportit të gazit në Evropë

Rusia dhe Ukraina me marrëveshje të re të transportit të gazit në Evropë

Rusia dhe Ukraina kanë treguar detajet e marrëveshjes së re pesëvjeçare, për transportin e gazit rus në Evropë përmes Ukrainës.

Për marrëveshjen fillimisht u raportua në orët e vona të 20 dhjetorit, duke i dhënë fund kështu shqetësimeve se Evropa do të mbeste pa sasi të mëdha të gazit rus.


Rusia dërgon rreth 40 për qind të furnizimit të gazit në Evropë, përmes tubacioneve që kalojnë përmes Ukrainës. Marrëveshja aktuale për transportin e gazit skadon në fund të këtij viti dhe shqetësimet lidhur me vonesat për arritjen e një marrëveshjeje të re, shkaktuan shqetësim në vendet evropiane.

Zyrtarët në Moskë dhe Kiev thanë se planifikojnë që të nënshkruajnë marrëveshjen e re para vitit të ri.

Ministri i Energjisë së Ukrainës, Oleksiy Orzhel tha sot se marrëveshja parasheh dërgesat e rreth 65 miliardë metër kub përmes Ukrainës në vitin 2020 dhe më pas dërgesat vjetore do të jenë prej 40 miliardë metër kub.

Këto sasi të dërgesave të gazit janë më të vogla sesa Rusia ka dërguar në Evropë përmes Ukrainës viteve të fundit. Moska po punon në mënyrë intensive për të krijuar rrjete të reja të dërgesave përmes Ukrainës.

Në marrëveshjen e re ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë po ashtu përfshihet edhe një pagesë nga Moska prej 2,9 miliardë dollarësh për një çështje që kishin dërguar më parë në arbitrazh lidhur me transportin e gazit.

Ukraina ka ndaluar së importuari gaz nga Rusia më 2015, pasi Moska, kishte dërguar trupat e saja në Krime, territor të cilin më pas e aneksoi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Pamjet që tregojnë transportimin e kufomave pas rrëzimit të helikopterit iranian

Pamjet që tregojnë transportimin e kufomave pas rrëzimit të helikopterit iranian

Azia
Droni turk kishte lokalizuar mbetjet e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian, pamje nga droni

Droni turk kishte lokalizuar mbetjet e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian, pamje nga droni

Azia
Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Azia
Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Azia
Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Azia
Kalo në kategori