LAJMI I FUNDIT:

Rusia dërgon ‘grupin e dytë’ të aeroplanëve luftarakë në Siri për të mbështetur mercenarët e saj

Rusia dërgon ‘grupin e dytë’ të aeroplanëve luftarakë në Siri për të mbështetur mercenarët e saj

Rusia ka konfirmuar dërgimin e më shumë aeroplanëve luftarakë të tipit MiG-29 në Siri, vetëm disa ditë pasi ushtria amerikane ka akuzuar Moskën për përdorimin e Sirisë në transferimin e aeroplanëve luftarakë në Libi.

Ambasada ruse në Damaskë ka thënë të Twitter, më 3 qershor, se “grupi i dytë” i aeroplanëve MiG-29, është dorëzuar te ushtria siriane “në kuadër të kornizës për bashkëpunim në mbrojtje”.

Rusia, e cila ka mbështetur përmes fuqisë ajrore, presidenti sirian, Bashar al-Assad dhe Qeverinë siriane, është akuzuar nga kombet perëndimore, hetuesit e Kombeve të Bashkuara dhe grupet për të drejtat e njeriut, për krime të mundshme të luftës përgjatë luftës nëntëvjeçare në këtë shtet.

Kjo dërgesë ka ndodhur pas ushtria amerikane ka akuzuar Moskën, në fund të muajit maj, se është duke dërguar fuqi ajrore në Libi, për të mbështetur mercenarët rusë dhe për t’i ndihmuar një komandanti në luftën kundër një qeverie të njohur ndërkombëtarisht.

Forcat qeveritare libiane të mbështetura nga Turqia, i shkaktojnë humbje të mëdha forcave pro-ruse të gjeneralit Haftar
Lexo po ashtu Forcat qeveritare libiane të mbështetura nga Turqia, i shkaktojnë humbje të mëdha forcave pro-ruse të gjeneralit Haftar

Komanda e Shteteve të Bashkuara në Afrikë, ka thënë se 14 aeroplanë luftarakë të tipit MiG-29 dhe Su-24, janë dërguar në Libi përmes Sirisë, ku u është ndërruar ngjyra, për të ndryshuar identitetin.

Grupi Wagner, kontraktor privat ushtarak, që besohet se është i afërt me Kremlinin, ka ndihmuar komandantin të Libisë, Khalifa Haftar, në lindje të shtetit, që të luftojë qeverinë me bazë në Tripoli.

Në një raport të Kombeve të Bashkuara është vlerësuar se numri i mercenarëve rusë në atë shtet është mes 800 dhe 1,200.

Moska ka mohuar që shteti rus është përgjegjës për angazhimin e grupit Wagner atje si dhe ka mohuar dërgimin e aeroplanëve.

Libia është shkatërruar nga lufta civile, prej kryengritjes popullore që ka rezultuar me vrasjen e diktatorit Muammar Qaddafi më 2011. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori