Rusia bën 'rrafsh me tokën' varrezat e mercenarëve të Wagnerit

Yevgeny Prigozhin dyshohet se ka vdekur pas rrëzimit të një aeroplani në afërsi të kryeqytetit rus, Moska.
Kremlini tashmë po i hakmerret edhe grupit të mercenarëve që i drejtonte Prigozhin.
Në rrjetet sociale po qarkullon një video teksa shihet një mercenar duke u ankuar rreth një varreze të mercenarëve, raporton skynews.
Anëtari i Wagnerit ka deklaruar se “shteti rus ka filluar të rrënojë varrezat e luftëtarëve të Wagnerit që u vranë në Ukrainë”.
“Rusia i trajton si mish topash, asgjë tjetër”, dëgjohet duke pohuar mercenari në video e regjistruar prej tij.
Ndryshe, Prigozhin thuhet se ishte në listën e pasagjerëve të aeroplanit të rrëzuar, por që deri më tani nuk ka dëshmi rreth saj. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































