LAJMI I FUNDIT:

Rusët vazhdojnë të janë pronarët kryesorë të NIS-it serb, Gazprom bleu më shumë se 10 milionë aksione

Rusët vazhdojnë të janë pronarët kryesorë të NIS-it serb, Gazprom bleu më shumë se 10 milionë aksione

Blerësi i më shumë se 10 milionë aksioneve të Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) në transaksionin e fundit në Bursën e Beogradit është kompania Gazprom.

Sipas të dhënave nga të Regjistrit të Letrave me Vlerë, Gazprom është i treti në listën e aksionarëve për nga numri i aksioneve në NIS.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se nuk ka pasur ndryshim substancial të pronësisë në NIS, ku sipas tij aksionet i janë shitur Gazpromit nga Gazprom Neft, i cili është nën sanksionet perëndimore.


Vuçiq ka konfirmuar se rusët kanë ende kontroll mbi kompaninë NIS me 56.15 për qind pronësi, ndërsa Serbia ka 29.87 për qind.

Në Serbi operon edhe kompania ruse e naftës Lukoil, e cila është gjithashtu nën kufizime ekonomike.

Sipas marrëveshjes së arritur në fund të vitit 2008, pala ruse, me 400 milionë euro, ka marrë 51 për qind të pronësisë në ish-gjigantin serb të naftës.

Në krye të shtetit serb në atë kohë ka qenë Partia Demokratike e Serbisë, e udhëhequr nga kryeministri Vojisllav Koshtunica dhe Partia Demokratike e presidentit të atëhershëm Boris Tadiq. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Përjetoni pushimet verore  në Hotel “Sunset” me ofertë speciale All Inclusive

Përjetoni pushimet verore në Hotel “Sunset” me ofertë speciale All Inclusive

Ekonomi
Akulloret në Super Viva që po çmendin konsumatorët këtë sezon

Akulloret në Super Viva që po çmendin konsumatorët këtë sezon

Ekonomi
‘Merre Vetë dhe Shko’ - Ekrem Zajmi Themelues & CEO i Vetalgo-s zbulon formën e rezervimeve të mençura dhe udhëtimeve të organizuara

‘Merre Vetë dhe Shko’ - Ekrem Zajmi Themelues & CEO i Vetalgo-s zbulon formën e rezervimeve të mençura dhe udhëtimeve të organizuara

Ekonomi
Gjykata Kushtetuese dha dritë jeshile për pensionet e viteve '90, Murati: Fitore ligjore për Qeverinë

Gjykata Kushtetuese dha dritë jeshile për pensionet e viteve '90, Murati: Fitore ligjore për Qeverinë

Ekonomi
Fluturime që lidhin zemra - Air Munich, zgjedhja e duhur për kthimin në atdhe

Fluturime që lidhin zemra - Air Munich, zgjedhja e duhur për kthimin në atdhe

Ekonomi
Vendimi i Kushtetueses: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99

Vendimi i Kushtetueses: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99

Ekonomi
Kalo në kategori