LAJMI I FUNDIT:

Rusët po largohen masivisht prej Krimesë – policia ruse po u kërkon qytetarëve të zbrazin xhepat

Rusët po largohen masivisht prej Krimesë – policia ruse po u kërkon qytetarëve të zbrazin xhepat

Rusët po largohen masivisht nga Krimea sepse i frikësohen një sulmi në urën e Kerchit, që lidh gadishullin e pushtuar me Rusinë.

The Telegraph raporton se në urë janë krijuar radhë të gjata me kilometra gjersa zyrtarët kërkojnë nga ata që e kalojnë të zbrazin xhepat dhe t’i nënshtrohen një skanimi të detajuar.


Gjithçka vjen disa javë pasi presidenti rus, Vladimir Putin kaloi atë urë me veturë për të provuar se dëmi i shkaktuar nga sulmi i tetorit ishte riparuar.

Kujtojmë se forcat ukrainase kishin kryer një sulm në urë, e cila gjë kishte paralizuar qarkullimin e automjeteve.

E ndërtuar nga Federata Ruse pas aneksimit të Krimesë në fillim të vitit 2014, ura kushtoi 3.7 miliardë dollarë dhe ka një gjatësi prej 19 kilometrave duke e bërë atë urën më të gjatë në Evropë.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/