LAJMI I FUNDIT:

Rusët hapin rreth 7 mijë biznese në Serbi që nga fillimi i agresionit ushtarak në Ukrainë

Rusët hapin rreth 7 mijë biznese në Serbi që nga fillimi i agresionit ushtarak në Ukrainë

Qytetarët rusë kanë themeluar 6,976 kompani në Serbi që nga fillimi i agresionit ushtarak në Ukrainë.

Kështu thuhet në analizën e Qendrës për Politika Evropiane (CEP), duke shtuar se pavarësisht kësaj shifre “të pabesueshme”, është e diskutueshme nëse të gjitha këto kompani do të kontribuojnë në rritjen e ekonomisë serbe apo nëse janë vetëm një mënyrë për qytetarët rusë për të marrë një leje qëndrimi në këtë vend.


Sipas CEP-it, numri më i madh i kompanive të themeluara nga qytetarët rusë është në sektorin e teknologjisë.

“Programimi dhe konsulenca janë dominuese në mesin e bizneseve ruse në Serbi. Përveç kësaj, emigrantët rusë janë të angazhuar në sektorin e ushqimit, shitjes me pakicë ose sallone bukurie”, thekon analiza.

Komisioni Evropian ka prezantuar të dhëna se 219,153 shtetas rusë kanë hyrë në Serbi nga shkurti 2022 deri në qershor 2023. Megjithatë, në të kundërt, Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë pretendon se ky numër është dukshëm më i lartë, pra se 370 mijë rusë.

Aktivistët rusë që kundërshtojnë luftën në Ukrainë, Serbia po i shpall si 'kërcënues të sigurisë kombëtare'
Lexo po ashtu Aktivistët rusë që kundërshtojnë luftën në Ukrainë, Serbia po i shpall si 'kërcënues të sigurisë kombëtare'

Po ashtu, aty thuhet se 30 mijë rusë morën me sukses lejet e qëndrimit të përkohshëm në Serbi.

CEP gjithashtu thekson se ardhja e qytetarëve rusë nuk ka prekur vetëm Beogradin dhe Novi Sadin, por edhe disa rajone të largëta të Serbisë, si Suboticën dhe Nishin.

Përveç martesës me shtetas serbë, disa nga mënyrat për të marrë dokumente janë investimet në pasuri të paluajtshme ose sigurimi i punësimit në një kompani serbe.

Hapja e bizneseve të tilla e bën më të lehtë për rusët marrjen e dokumentit të kërkuar, por potenciali i tyre për të nxitur rritjen ekonomike mbetet i diskutueshëm për shkak të shkallës së tyre të kufizuar, aftësive modeste të fuqisë punëtore dhe mungesës së entuziazmit për avancimin e biznesit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori