Ushtria ruse po vazhdon të granatoj objektet me civilë në Ukrainë, pavarësisht se Kremlini deklaron se ka për objektiv infrastrukturën ushtarake.

Dëshmia më e fundit për këtë janë sulmet në Kherson, ku artileria ruse goditi ndërtesat kolektive, ku si pasojë humbi jetën një grua civile dhe një tjetër u plagos, transmeton Telegrafi.


Në anën tjetër, sulme të tilla mbi civilët rusët i kanë intensifikuar muajve të fundit, duke bërë që miliona ukrainas të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të kërkojnë strehim në qytete tjera paksa më të sigurta.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq kufomën e një gruaje, që u vra nga artileria ruse që goditi ndërtesën kolektive në Ukrainë.

Që nga fillimi i luftës në këtë vend, numri i të vrarëve nga të dyja palët ka shkuar në qindra mijëra, e shifra të ngjashme janë edhe tek ata që janë plagosur. /Telegrafi/