Rusët braktisën Z-të e tyre pasi kishin ngecur në baltë, nuk u munduan as t'i çaktivizonin


Rusët të cilët po luftojnë në Ukrainë braktisën dy tanke të cilat kishin ngecur në baltë.
Njëri prej tankeve thuhet të ishte një BMP-3 derisa tjetri supozohet të jetë një 2S9 Nona-S, transmeton Telegrafi.
Videoja u publikua nga një uebfaqe ukrainase që vazhdimisht raporton për zhvillimet e luftës në Ukrainë.
Faqja gjithashtu shkroi se ushtarët rusë vazhdimisht i braktisin pajisjet e tyre të paprekura pa i çaktivizuar.
Nuk dihet se në cilën zonë janë xhiruar pamjet. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
15/04/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































