LAJMI I FUNDIT:

Rumania gjeti pjesë të një droni rus, ftoi urgjentisht një diplomat rus për bisedë

Rumania gjeti pjesë të një droni rus, ftoi urgjentisht një diplomat rus për bisedë

Ministria e Jashtme e Rumanisë ka thirrur të ngarkuarin rus në  ambasadë e këtij vendi në Bukuresht, pasi pjesë të reja të një mjeti ajror pa pilot të ngjashëm me ato të përdorura nga ushtria ruse, u zbuluan në tokën rumune, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Agerpres në faqen e saj të internetit.

Të shtunën, autoritetet rumune zbuluan se grupi i dytë i pjesëve të dronëve u rrëzua në një vend anëtar të NATO-s brenda një jave, mes sulmeve ruse në portet e Ukrainës, vetëm disa qindra metra nga kufiri rumun.


Sulmet kanë rritur rreziqet e sigurisë për NATO-n, anëtarët e së cilës kanë një detyrim për të mbrojtur vendin, transmeton Telegrafi.

Kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase: Rusët po kopjojnë taktikat tona
Lexo po ashtu Kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase: Rusët po kopjojnë taktikat tona

“I ngarkuari me punë i ambasadës së Federatës ruse në Bukuresht është thirrur urgjentisht të shtunën në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në nivel të Sekretarit të Shtetit”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

“Sekretari i Shtetit për Çështjet Strategjike, Iulian Fota, përcolli protestën e palës rumune për shkak të shkeljes së hapësirës ajrore rumune pas identifikimit në territorin (tonin), afër kufirit me Ukrainën, të disa fragmenteve të mjeteve ajrore pa pilot të ngjashme me ato të përdorura nga forcat ruse në agresion kundër Ukrainës”, thuhet në njoftimin për shtyp të ministrisë.

Të shtunën, presidenti Klaus Iohannis tha se zbulimi i fragmenteve tregon për një shkelje të papranueshme të hapësirës ajrore të Rumanisë.

Gjenerali amerikan: Ukraina ka edhe 30 ditë për kundërofensivën, pastaj fillojnë problemet e reja
Lexo po ashtu Gjenerali amerikan: Ukraina ka edhe 30 ditë për kundërofensivën, pastaj fillojnë problemet e reja

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se sulmet ruse pranë kufirit ishin “destabilizuese” edhe nëse nuk kishte indikacione se Rusia synonte Rumaninë, anëtare e NATO-s.

Që nga korriku, kur Moska braktisi marrëveshjen që hoqi bllokadën ruse të porteve ukrainase në Detin e Zi, portet ukrainase përtej kufirit të lumit Danub me Rumaninë janë goditur vazhdimisht. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas

Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas "sulmit me dronë ukrainas"

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pamje të një tornadoje në Nebraska ndërsa moti i keq godet zonën

Pamje të një tornadoje në Nebraska ndërsa moti i keq godet zonën

Amerika
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Kalo në kategori