LAJMI I FUNDIT:

Rumania dërgoi 91 ton rezerva ari në Moskë, Rusia nuk po ia kthen që një shekull

Rumania dërgoi 91 ton rezerva ari në Moskë, Rusia nuk po ia kthen që një shekull

Historia e evakuimit të thesareve të Bankës Kombëtare të Rumanisë në Moskë filloi gjatë Luftës së Parë Botërore dhe më shumë se 100 vjet më vonë nuk ka asnjë epilog.

Portali amerikan, Politiko ka publikuar një tekst të sponsorizuar nga Banka Kombëtare e Rumanisë, i cili pretendon se rezervat e arit, të cilat Rumania ia dërgoi aleatit të saj të atëhershëm, nuk u kthyen kurrë në atë vend.


Politico shkruan se Rumania hyri në Luftën e Parë Botërore në vitin 1916, por pas fitoreve fillestare, situata bëhej gjithnjë e më sfiduese, sepse Rumania po luftonte në dy fronte kundër Fuqive: me Gjermaninë dhe Austro-Hungarinë në veriperëndim dhe me Gjermaninë, Bullgarinë dhe Perandorinë Osmane, perandorinë në jug, përgjatë Danubit.

Kështu, në dhjetor të vitit 1916, ushtria rumune u detyrua të tërhiqej në Moldavi dhe të lëshonte dy të tretat e territorit të vendit, duke përfshirë Bukureshtin, kryeqytetin e saj.

Të gjitha institucionet qendrore – shtëpia mbretërore e Rumanisë, parlamenti, Banka Kombëtare e Rumanisë – u zhvendosën në Iasi, në lindje të Rumanisë, transmeton Telegrafi.

Rreziku që i gjithë vendi të pushtohej nga ushtritë e Fuqive Qendrore e shtyu qeverinë rumune të dërgonte thesaret e Bankës Kombëtare të Rumanisë në Moskë.

Rusia ishte atëherë i vetmi aleat me të cilin Rumania ndante një kufi të përbashkët dhe familja mbretërore rumune kishte lidhje të forta familjare me familjen perandorake ruse: Mbretëresha Maria e Rumanisë ishte kushërira e parë e Car Nikollës II (Maria Alexandrovna, nëna e mbretëreshës dhe Aleksandri III-të, babai i perandorit, ata ishin vëlla dhe motër).

Rezervat e arit të Bankës Kombëtare të Rumanisë, me peshë 91,5 ton ar të pastër (në monedha dhe shufra), bizhuteritë e Mbretëreshës Maria dhe objektet me vlerë të rëndësishme historike dhe kulturore u dërguan në Rusi në dy faza, në dhjetor 1916 dhe gusht 1917.

Teksti shton se qeveritë rumune dhe ruse kanë nënshkruar protokolle që shprehin qartë se ari i përket Bankës Kombëtare të Rumanisë, se ai po dërgohej për tu ruajtur në Moskë dhe se është nën garancinë e qeverisë perandorake ruse në lidhje me sigurinë e transportit, magazinimit dhe kthimit në Rumani.

Pas arritjes së dërgesës në Moskë, përfaqësuesit e Bankës Kombëtare të Rumanisë dhe Bankës Shtetërore të Rusisë (dega e Moskës) bënë një verifikim të plotë të arit, i cili u nënshkrua dhe u certifikua nga të dyja palët.

Kur bolshevikët morën pushtetin në tetor të vitit 1917, përfaqësuesi diplomatik i Rumanisë u arrestua ndërsa thesaret e Bankës Kombëtare të Rumanisë dhe vlerat kulturore dhe historike rumune që ishin transferuar në Moskë u konfiskuan.

Me atë rast, Vladimir Lenini deklaroi se ka marrë përgjegjësinë e plotë për ruajtjen e fondit dhe t’i kthehet popullit rumun, thuhet në tekst.

Në vitet pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, pati disa përpjekje në negociata për të rimarrë vlerat rumune të përvetësuara nga qeveria bolshevike.

Kjo çështje u soll për shqyrtim edhe në Konferencën e Gjenovës (1922), e cila u përpoq të krijonte, ndër të tjera, një qasje të përbashkët të kombeve evropiane ndaj regjimit të ri bolshevik në Rusi.

Në konferencë u vendos që qeveria ruse t’i kthejë qeverisë rumune të gjitha sendet me vlerë të depozituara në Moskë, megjithëse kjo nuk çoi në rezultate të prekshme.

Mes rivendosjes së lidhjeve diplomatike midis BRSS dhe Mbretërisë së Rumanisë, në vitin 1935 autoritetet sovjetike kthyen disa nga thesaret kulturore dhe materialin arkivor të evakuuar në Rusi në 1917, por asnjë nga rezervat e arit të Bankës Kombëtare të Rumanisë.

Pas ardhjes në pushtet të regjimit komunist në Rumani, sovjetikët kthyen pjesën më të madhe të thesareve kulturore në vitin 1956, por sërish nuk u kthye asnjë gram i rezervës së arit të Bankës Kombëtare të Rumanisë.

Siç raporton Politico, rezervat e arit të Bankës Kombëtare të Rumanisë nuk janë gjetur kurrë dhe mbeten një temë konstante e diskutimeve dypalëshe rumuno-sovjetike dhe rumuno-ruse.

Të gjitha protokollet origjinale të lidhura kur Banka Kombëtare e Rumanisë dërgoi rezervat e saj të arit në Moskë mbahen ende në mënyrë të sigurt në selinë e Bankës Kombëtare të Rumanisë.

Dosja që përmban dokumentet kanë kaluar nga guvernatori në guvernator për më shumë se 100 vjet, si dëshmi e pretendimit që Banka Kombëtare e Rumanisë ka ndaj Bankës Shtetërore të Rusisë.

Vërtetësia e këtyre dokumenteve u njoh gjithashtu nga ekspertë rusë në komisionin rumuno-rus për studimin e çështjeve që dalin nga historia e marrëdhënieve dypalëshe (përfshirë çështjen e thesareve të Bankës Kombëtare të Rumanisë të depozituara në Moskë gjatë Luftës së Parë Botërore ), themeluar në bazë të Deklaratës së Përbashkët të Ministrave të Punëve të Jashtme të Rumanisë dhe Rusisë në vitin 2003.

I vetëdijshëm për faktin se çështja e rezervave të saj të arit të sekuestruara nga rusët nuk është e njohur në botë, Bordi i Bankës Kombëtare të Rumanisë vendosi ta nxjerrë atë në plan të parë në Parlamentin Evropian.

Për këtë qëllim u përkthyen në anglisht veprat e autorëve Christian Paunescu, “Thesaret e Bankës Kombëtare të Rumanisë të çuar në Moskë dhe nuk u kthyen më”, dhe Ilia Shipor, “Thesari i Rumanisë dhe fati i saj – Argumente nga arkivat ruse” dhe u shpërndanë tek të gjithë anëtarët e Parlamentit Evropian. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori