LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi: Sektori privat rol kryesor për rritjen e punësimit

Rukiqi: Sektori privat rol kryesor për rritjen e punësimit

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka takuar kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ku ka vizituar edhe kompanitë “Binni”, “Ciao Berto”, “Emona”, “Albed”.

Gjatë kësaj vizite, kryetari Rukiqi u shpreh i kënaqur me potencialin e sektorit privat dhe njëkohësisht u bisedua për barrierat kryesore me të cilat ballafaqohen kompanitë në Kosovë. Disa nga problemet që u potencuan më së shumti janë problemi i furnizimit me energjinë elektrike, përqindja e lartë e informalitetit dhe mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar.


Ai theksoi se Oda Ekonomike e Kosovës është gjithmonë e gatshme në përkrahje të prodhueseve vendor për lehtësimin e këtyre problemeve dhe krijimin e mundësive të reja për shtrirjen e eksportit të bizneseve kosovare në tregjet ndërkombëtare.

Po ashtu gjatë vizitave kryetari Berat Rukiqi shtoi se sektori privat paraqet rolin kryesor në rritjen e punësimit dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës.
/Telegrafi/