LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi i reagon Kurtit: Kemi 101 milionë euro më pak eksporte në vitin 2023, kjo lidhet edhe me sanksionet

Rukiqi i reagon Kurtit: Kemi 101 milionë euro më pak eksporte në vitin 2023, kjo lidhet edhe me sanksionet

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në panairin “Swissbau 2024” ka deklaruar se Kosova ka një rritje të dukshme të eksporteve dhe investimeve të huaja.

Kurti tha se vetëm në tre vitet e fundit, vlera e eksportit të Kosovës ka arritur rreth 2.5 miliardë euro.


Mirëpo ndaj këtyre deklaratave të Kurtit ka reaguar zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi.

Ai përmes një shënimi në Facebook ka thënë se eksportet për vitin 2023 kanë rënë për 101 milionë euro, derisa sipas tij, deficiti tregtar i vitit 2023 ka shkuar në 4.84 miliardë euro.

“920 milionë e 405 mijë euro, ishin eksportet e Kosovës në vitin 2022. 819 milionë e 64 mijë euro, ishte vlera e mallrave të eksportuara në vitin 2023. Plot 101 milionë euro më pak eksport, në krahasim me vitin paraprak”, ka thënë Rukiqi.

Kurti në panairin “Swissbau”: Produktet e paraqitura këtu janë një dëshmi e potencialit tonë
Lexo po ashtu Kurti në panairin “Swissbau”: Produktet e paraqitura këtu janë një dëshmi e potencialit tonë

Ai thotë se Qeveria ka dështuar në politikat ekonomike.

“Kjo rënie drastike në eksport dhe thellimi i deficitit tregtar (rreth 2 miliardë më shumë në dy vitet e fundit), janë shpërfaqje evidente e dështimit të kësaj Qeverie, në qeverisjen me ekonominë e vendit”.

Por zyrtari i LDK-së, ka identifikuar një shkaktarë që sipas tij ka ndikuar në këtë rënie.

“Ka indikacione të qarta nga tregu, që rënia e eksporteve në vitin 2023, mes tjerash është rezultat edhe i sanksioneve, të cilat na erdhën si rezultat i përplasjes direkte të kësaj Qeverie me aleatët”.

“Të tjerët duhet të na lakmojnë për këto “rekorde””, ka ironizuar në fund Rukiqi./Telegrafi/