Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, tha se Ligji për Pagat krijon një dallim të madh mes sektorit publik dhe privat.
Rukiqi në një konferencë për media, u shpreh se është shqetësuese për sektorin privat pasi që një shumë e madhe e buxhetit shkon për paga e skema sociale dhe se sektori privat ende mbetet me pagën mesatare tejet të ulët.
“Për sektorin privat është shqetësuese si kemi ardhur tek një politikë që 1.4 miliard e buxhetit i lë për paga dhe skema sociale. Në asnjë rast shpenzimi i tillë i buxhetit nuk është as stimulues dhe as fuqizues i rritjes ekonomike të qëndrueshme, mund të arrijë konsumin për një fazë të qëndrueshme, por është rritje e njëhershme dhe krijon diskrepancë të madhe mes sektorit privat dhe publik”, tha Rukiqi, përcjell Telegrafi.
Ai tha se nuk mund të ketë rritje ekonomike të qëndrueshme në bazë të kësaj politike që po bëhet.
“Burim i rritjes ekonomike është konsumi dhe investimet publike, konsumi nga diaspora dhe investimet shkojnë në infrastrukturën rrugore”, tha ai.
Rukiqi foli edhe për ndikimin e taksës 100 për qind, ku tha se ka ndikuar në rritjen e prodhimit vendas dhe se është rritur gatishmëria e prodhuesve për të investuar.
Në fund, ai i ftoi bizneset që të shfrytëzojnë mekanizmin për mbrojtjen e interesave të tyre përmes zyrës e cila ndodhet në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Sistemi bankar stabil
Qytetarët së shpejti do të rimbursohen për kthimin e shisheve të plastikës, qelqit e kanaçet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë