LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi: Liberalizimi i vizave, lajm i mirë për biznesin kosovar

Rukiqi: Liberalizimi i vizave, lajm i mirë për biznesin kosovar

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, thotë se rekomandimi për libralizimi i vizave është një lajm i mirë për biznesin kosovar dhe do të ketë ndikim në ndërkombëtarizimin e bizneseve nga Kosova.

Rukiqi më anë të një postimi në Facebook, ka thënë se si pasojë e moslibralizimit të vizave, bizneset kosovare kanë pasur ndikime në eksporte dhe kanë humbur kontrata të rëndësishme biznisore.

“56 për qind e bizneseve kanë humbur kontrata dhe relacione të rëndësishme biznesore, ndërsa 62 për qind kanë pasur ndikime në eksporte, si pasojë e mosliberalizimit të vizave. Lajmi i sotëm, përkatësisht rekomandimi pozitiv për vizat nga Komisioni Evropian, është lajm fantastik për bizneset tona. Liberalizimi i vizave do të ketë ndikim të jashtëzakonshëm në ndërkombëtarizimin e ndërmarrjeve tona”, ka shkruan Rukiqi, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se OEK do të vazhdoj në avokimin për krijimin e mundësive të reja për bizneset.

“Oda Ekonomike e Kosovës do të vazhdon avokimin në rrjetin e vet ndërkombëtar, për vendim sa më të shpejtë për liberalizim dhe krijim të mundësive të reja për bizneset tona”, shkruan ai. /Telegrafi/