LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi e Mazreku nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Rukiqi e Mazreku nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Shoqata e Sigurimeve e Kosovës (SHSK), ka nënshkruar të enjten marrëveshje bashkëpunimi me Odën Ekonomike të Kosovës (OEK).

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku ka thënë se nënshkrimi i kësaj marrëveshje ka një rendësi të veçantë për industrinë e sigurimeve.


“Misionit tonë për promovimin dhe përfaqësimin e Industrisë së Sigurimeve, nga sot do t’i bashkohet edhe Oda Ekonomike e Kosovës. Padyshim se angazhimi i përbashkët do të sjell edhe më shumë sukses”, tha Mazreku.

Në anën tjetër, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se me anë të kësaj marrëveshje, institucioni që drejton ai së bashku me Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës do të identifikojnë disa fusha me interes të përbashkët ku më pastaj aktivitetet për to do të realizohen në praktikë deri në fund të këtij vit.

Ndryshe para disa ditësh Shoqata e Sigurimeve e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi më Shoqatën e Sigurueseve të Shqipërisë, Universitetin Publik “Haxhi Zeka” në Pejë, Odën Ekonomike Britanike, por edhe Institucione tjera të rëndësishme që operojnë në vendin tonë.

Drejtori Mazreku ka paralajmëruar se gjatë muajve në vijim marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi do të nënshkruhen edhe me Shoqata të Sigurimeve të shteteve të rajonit, por edhe më gjerë. /Telegrafi/