LAJMI I FUNDIT:

Rukfi Suma tregon pse ekzistojnë problemet me ujë të pijshëm në Han të Elezit

Rukfi Suma tregon pse ekzistojnë problemet me ujë të pijshëm në Han të Elezit
Rufki Suma. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Për problemin e banorëve të Hanit të Elezit me ujë të pijshëm është diskutuar në emisionin “Jeta në Komunë”.

Kyetari Rufki Suma ka treguar se ku është zanafilla e këtij problemi.


“Çështja e ujit të pijes, unë asnjëherë nuk kam thënë që do ta zgjidhim problemin e ujit, për shkak se nuk varet prej nesh. Qysh prej vitit 2008/2009 ka fillu projekti i realizimit të ujit të pijshëm për Hanin e Elezit, prej përroskës Dimcës, prej vitit 2010 është përuru fabrika për përpunimin e ujit, që ka kushtu 15 mijë euro”, ka thënë Suma.

Ai ka bërë të ditur se gjatë këtyre viteve të furnizimit të banorëve më ujë të pijshëm ka pasur mosmarrëveshje me kompaninë ‘Bifurkacioni’.

“Kanë thanë që të rregullohet aparati i cili kur ka turbullira, ta përpunon më shpejt, ne vetë s’kemi mujtë, kemi kërku prej ‘Bifurkacionit’ ta merr në menaxhim ashtu qysh ka qenë në marrëveshje të mirëkuptimit. Kompania ‘Bifurkacioni’ asnjëherë nuk e ka marrë në menaxhim me arsyetim se ende nuk është bërë pranimi teknik.”, ka thënë Suma.

Suma ka treguar se në Kuvendin Komunal është themeluar një kompani për menaxhimin e ujit dhe të mbeturinave, e cila më vonë është shfuqizuar.

“Mbas dy tre muajsh jam detyru me mbyll fabrikën. Më vonë kur e pamë që nuk ka asgjë prej ‘Bifurkacionit’, nuk po e mban fjalën, jemi detyru me vendim të Kuvendit  me themelu një kompani që merret me menaxhimin e ujit dhe mbeturinave. Na është thënë shfuqizone vendimin, pastaj kompania ‘Bifurkacioni’ do ta marrë përsipër menaxhimin”, ka treguar ai.

Suma ka sqaruar se një pjsë të problemit tani e kanë zgjidhur me ‘Bifurkacionin’.

“Ne jemi dakordu se nëse ata (Bifurkacioni) e mirëmban, Bifurkacioni fillimisht e ka neglizhu ka thënë ne jemi në gjendje me e marr përsipër, por nuk kemi zyre edhe nuk kemi aparaturë ose pajisje të tjera. Ne i kemi ofru edhe zyrën pa qira, i kemi ofru edhe tavolinën edhe kompjuter edhe e kanë hap zyrën, tashti fatmirësisht e menaxhon vetëm një pjesë të ujit që vjen me burim nga Glloboçica, ndërsa pjesë tjetër që vjen nga përroska e Dimcës ende nuk e ka menaxhu.”, ka bërë të ditur ai./kallxo.com

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori