LAJMI I FUNDIT:

Rugova: Të gjithë si klasë politike kemi hise në këtë degradim moral

Rugova: Të gjithë si klasë politike kemi hise në këtë degradim moral

Naser Rugova nga LDK në lidhje me debatin parlamentar për ikjen e të rinjve nga vendi, ka thënë që është momenti i fundit që të adresohen brengat, arsyet dhe trendet jashtëzakonisht shqetësuese të ikjes së të rinjve.

“Sot duhet që nga kjo seancë e jashtëzakonshme të tentojmë të dërgojmë mesazh unifikues, pa marr parasysh pozitë apo opozitë, tek njerëzit e rinj që po e lëshojnë Kosovën e po i lënë vendet e punës, e në veçanti mjekë, profesor e në lëmi të tjera. Ata në momentet kur më së shumti i duhen vendit, na ikin në vendet tjera. Të gjithë si klasë politike kemi hise në këtë degradim moral, politik, institucional, kulturor, akademik. Kësaj rinie duhet t’iu tregojmë që deputetët e Kuvendit të Kosovës, janë të hapur, transparent, se kjo rini me ambicie dëshiron vetëm trajtim të barabartë”, ka thënë ai.


Rugova i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të mos e izoloj më Kosovën.

“Në Kosovë është vrarë shpresa për një të ardhme më të mirë. E kemi dëmtuar shumë klimën e investimeve, pastaj është përmendur edhe izolimi i Kosovës. Nga kjo foltore i bëjë apel Bashkimit Evropian, miqve ndërkombëtar, jemi popull i vjetër, përse po na mbajnë kështu. Duhet të këndellemi si klasë politike, si njerëz të zgjedhur që rinia pret nga ne që të krijojmë shkollim, punësim, dhe shteti të jetë ligjor, që të ofroj mundësi të barabarta për të gjithë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori