LAJMI I FUNDIT:

Rugani deklarohet për herë të parë pas infektimit me coronavirus: Ndihem mirë!

Rugani deklarohet për herë të parë pas infektimit me coronavirus: Ndihem mirë!

Daniele Rugani ka folur për herë të parë pasi rezultoi pozitiv në testet kundër coronavirusit në javën e kaluar.

Mbrojtësi i Juventusit ka thënë se ai ndihet shumë irë dhe ka filluar ta marrë vetën pas virusit të marrë ditë më pra.

“Jam mirë, ndihem shumë mirë. Nuk i kam pasur simptomat që i lexoni në lajme”, ka thënë Rugani në një intervistë për Juvents TV.

Foto: Goal.com

“Isha më fat edhe pse ishte një goditje për mua, pasi isha i pari që e mora virusin nga bashkëlojtarët e tjerë. Shpresoj që të shtohet kujdesi më shumë”.

E konfirmon klubi: Futbollisti i Juventusit, Daniele Rugani i infektuar me coronavirus
Lexo po ashtu E konfirmon klubi: Futbollisti i Juventusit, Daniele Rugani i infektuar me coronavirus

“Ishte si një shok infektimi me virus, sidomos nga ana e mediave. I falënderoj të gjithë publikisht për mesazhet e dërguara. Jam mirë dhe të gjithë do ta kalojmë këtë situatë”, ka shtuar më tej ai.

Italia aktualisht është e mbyllur dhe ende nuk ka ndonjë datë se kur mund të fillojnë gjërat të ecin përpara. /Telegrafi/