LAJMI I FUNDIT:

Ruçi: Jemi për dialog me opozitën

Ruçi: Jemi për dialog me opozitën

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi ka thënë se si pozitë se janë të gatshëm të dialogojnë.

Madje ai nuk i ka përjashtuar për dialogim edhe 4 pikat e opozitës.


“Kjo mazhorancë ka qënë dhe mbetet e gatshme për dialog me opozitën. Ka shumë për të folur edhe për katër pikat e propozuara e sapo shtruara nga opozita, dhe jemi të gatshëm të ulemi në Kuvend, në komisione apo ku të dëshirojë Partia Demokratike. Qeveria dhe opozita duhet të dialogojnë gjithnjë për reformat e mëdha dhe çdo çështje në interes të vendit dhe të qytetarëve; kush është në qeveri e kush në opozitë e vendos vetëm populli me votën e tij”, ka thënë Ruçi. /Telegrafi/