LAJMI I FUNDIT:

RTVM do të anulojë vendimet për subvencionim të muzikantëve

RTVM do të anulojë vendimet për subvencionim të muzikantëve

Ligji aktual për mbështetje të produksioneve vendore është vështirë i zbatueshëm dhe nuk e plotëson qëllimi për të cilin është sjellur. Ky ishte konstatimi nga mbledhja e djeshme mes përfaqësuesve të Ministrisë së Kulturës dhe Radio Televizionit të Maqedonisë.

Qëllimi i takimit ishte të rishikohen të gjitha opsionet për zgjidhjen e situatës me zbatimin e ligjit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Gjithashtu është konstatuar se RTVM pas hetimeve dhe këshillat e dhëna nga Ministria e Kulturës, do të anulojë vendimet për ndarje të subvencioneve për produksionet muzikore vendore.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Kultrës dhe RTVM-së u morën vesh që në të ardhmen së bashku të koordinojnë aktivitetet në drejtim të mbështetjes dhe zhvillimit të muzikës vendore./Telegrafi/