LAJMI I FUNDIT:

RTK: Njeriu i propagandës së Putinit në Kosovë, xhiron pa leje në zonën e Aeroportit ‘Adem Jashari”

RTK: Njeriu i propagandës së Putinit në Kosovë, xhiron pa leje në zonën e Aeroportit ‘Adem Jashari”

Andrey Kondrashov, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i rrjetit televiziv shtetëror rus VGTRK si dhe një nga njerëzit kryesorë të propagandës së presidentit rus, Vladimir Putin, bashkë me një ekip prej 5 personave dje kanë hyrë në Kosovë përmes Aeroportit ‘Adem Jashari’ me procedurë të rregullt me vizë Schngen dhe me një autorizim kinse nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës.

Reklama

Mëngjesin e sotëm ata ishin nisur drejt aeroportit që të filmon gjoja për një dokumentar televiziv, por dyshimet janë se ai nën petkun e gazetarit ka qëllime që të mbledhë informacion të ndjeshëm, i cili mund ta dëmtojë sigurinë e Republikës së Kosovës.

Ekipi i tij po xhironte pa leje nga autoritetet në zonën e Aeroportit “Adem Jashari”.

Ekipi i Radio Televizionit të Kosovës është takuar me Kondrashovin dhe e ka pyetur se cili është qëllimi i vizitës që po i bëjnë Kosovës.

“Kemi ardhur në Kosovë që të realizojmë një film dokumentar për Kosovën për takimet e rusëve dhe amerikanëve në Kosovë”, thotë Kondrashov.

Pas prononcimit të Kondrashov në vendin e ngjarjes dolën edhe Policia e Kosovës.

Komandanti i Policisë së Kosovës në Aeroport, Shpend Maliqi, personin që shoqëronte Kondrashovin e ka pyetur se a kanë leje që të xhirojnë në zonën e Aeroportit, por këta të fundit nuk posedonin një leje të tillë.

Në këtë video ekskluzive të RTK-së, ai madje e përmend edhe zyrtarin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për të cilin thotë se ia ka lëshuar autorizimin.

Zona e Aeroportit ‘Adem Jashari’ si duket është tepër me rëndësi për një nga njerëzit kryesorë të presidentit Rus, Vladimir Putin, pasi që pavarësisht urdhrit të Policisë së Kosovës ata përsëri insistuan që të filmojnë.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, thotë për KosovaPress se nuk janë në njohuri për këtë person, megjithatë sipas tij, MPJ jep leje vetëm për zyrtarët e lartë serb, bazuar edhe në marrëveshjen e Brukselit.

“Ministria e Punëve të Jashtme jep leje vetëm për zyrtarët e lartë serb, sipas marrëveshjes së Brukselit. Personat e tjerë që kanë vizë Shengen mund të futen në Kosovë ose ata që nuk kanë vize Shengen bëjnë kërkesë për paisje me vizë”, thotë ai.

Zyberaj mes tjerash thotë se personat që nuk kanë ndalesa trajtohen sipas procedurave standard.

“Të gjithë personat që nuk kanë ndalesa trajtohen sipas procedurave standard. Nëse ai person ka vizë shengen atëherë mund të futet në Kosovë sepse një verifikim paraprak i është bërë nga autoritetet e BE-së”, shton Zyberaj.

Në lidhje me këtë Avni Islami, profesor i çështjeve të sigurisë  thotë se është detyrë e Agjencisë së Inteligjencës në Kosovë, që t’i mbajnë nën kontroll këta persona, në rast se të njëjtit kanë tendenca për kryerjen e veprime të jashtëligjshme.

“Nuk është risi, por që nga përfundimi i luftës nga viti 99 e deri më sot, secili shtet qoftë mik apo armik, i ka në vendin tonë punëtorët operativ ose agjentë të shërbimeve intelegjente të tyre, të cilat marrin informacione të nevojshme, të bollshme ato të cilat atyre iu interesojnë. Në rastin konkret pra edhe Serbia por edhe shteti rus, qeveria e Putinit është e interesuar që në Kosovë të ketë agjentët e vet të kamufluar, qoftë përmes organizatave joqeveritare, qoftë përmes gazetarisë dhe ata punojnë për mbledhjen e informacioneve në mënyrë që të ketë nga vendi i ngjarjes ato të cilat iu konvenon”, thotë Islami.

Sipas tij, çdo vizitë e një qytetari rus apo serb, duhet të merret me rezerva dhe dyshime.

Pas verifikimit të dokumentacionit, Policia e Kosovës ekipit të gazetarëve rusë iu dha urdhër që të mos filmojnë dhe largohen nga zona e aeroportit.

Kondrashov është zëvendësdrejtor i përgjithshëm i rrjetit televiziv shtetëror rus, VGTRK.

Ka qenë udhëheqës i programit ‘Vest Nedelji’ (Lajmet e Javës), ndërsa në janar të vitit 2018, ai është bërë zëdhënës i selisë së fushatës elektorale të presidentit rus, Vladimir Putin.

Gazeta britanike “Mirror” kishte botuar një artikull vitin e kaluar, ku pikërisht Andrey Kondrashov paraqitej si shefi i propagandës së Putinit për zgjedhjet në Rusi.

Ai është autor i disa filmave dokumentarë, përfshirë edhe filmin “Krimea, rruga për atdhe”, i cili përqendrohet në ngjarjet e vitit 2014, gjatë aneksimit të Krimesë. Ky film paraqet një intervistë të gjatë me presidentin rus, Putin.

Kondrashov ishte edhe në mesin e gazetarëve të dekoruar nga presidenti rus, Putin për mbulimin “objektiv” të ngjarjeve në Krime.

Në shtetin e Moldavisë Kondrashov është person non-grata.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo

Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo

Lajme
Kurti: Me Escobarin dhe Lajçakun do të flasim për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme në veri

Kurti: Me Escobarin dhe Lajçakun do të flasim për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme në veri

Lajme
Ekipi i RTV 21 ndiqet nga një person i armatosur në Leposaviq

Ekipi i RTV 21 ndiqet nga një person i armatosur në Leposaviq

Lajme
“Burra”, Edi Rama publikon foton e Ali Ahmetit me babanë e Hashim Thaçit

“Burra”, Edi Rama publikon foton e Ali Ahmetit me babanë e Hashim Thaçit

Lajme

"1000 vjet në dy minuta, historia mes Kosovës dhe Serbisë" - shikohet rreth dy milionë herë në Twitter, reagon gazetarja e CNN

Politikë
Ish-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Fried: Ngjarjet e fundit në veri i kanë rrënjët në Serbi, Qeveria e Kosovës gaboi

Ish-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Fried: Ngjarjet e fundit në veri i kanë rrënjët në Serbi, Qeveria e Kosovës gaboi

Lajme
Kalo në kategori