LAJMI I FUNDIT:

Rryma nga plastika e pa ricikluar

Rryma nga plastika e pa ricikluar

Mbetjet e pa ricikluara të plastikës që gjenden në oqeane dhe plazhe mund të shndërrohen në rrymë falë një metode inovative.

Shkencëtarët kanë krijuar metodën ‘e parë në botë’, e cila mund të kthejë plastikën e pa ricikluar në karburant, i cili mund të përdoret për energji elektrike  në makina dhe shtëpi.


Ekspertët në Universitetin e Chester u përqendruan në materiale, të cilat nuk mund të riciklohen, të tilla si paketimi i ushqimit ose plastika.

Ata shpresojnë ta shndërrojnë atë në energji elektrike me hidrogjen ekologjikisht miqësor, duke mos mbetur asnjë mbetje plastike.

Zhvilluesit pretendojnë se kjo është hera e parë që ekspertët kanë punuar një metodë, e cila përdor të gjitha llojet e plastikës së pa ricikluar pa lënë mbetje prapa.

Pjesa tjetër e gazit përdoret për të gjeneruar energji elektrike përmes motorëve me gaz, pasi termocentrali do të prodhojë energji elektrike si një nënprodukt i hidrogjenit.

Procesi përfshin marrjen e plastikës së papërpunuar dhe të palarë, duke e grirë  në gjatësi 5 cm përpara se të shkrihet në një furrë në temperaturë 1000 ° C.

Gazrat e prodhuara në këtë procedurë më pas konvertohen në energji.

Shpresohet se teknologjia e patentuar së shpejti do të jetë në gjendje të prodhojë rrymë në Ellesmere Port, Cheshire, por edhe për 7,000 shtëpi në një ditë të vetme, si dhe 7.000 makina me hidrogjen çdo dy javë në Britani të Madhe.

Risia, e krijuar në partneritet me PowerHouse Energy, do të mbështetet në të gjithë Azinë për të ndihmuar eliminimin e plastikës nga oqeanet dhe plazhet në mbarë botën. /kp/Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Interesante
Një nënë e nxori vajzën nga shkolla “për shkak të politikës së re të tualeteve” në një shkollë të Anglisë

Një nënë e nxori vajzën nga shkolla “për shkak të politikës së re të tualeteve” në një shkollë të Anglisë

Interesante
Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Interesante
YouTuberi amerikan i kërkon Musk ta punësojë berberin indian - arsyeja do t'iu bëjë të qeshni

YouTuberi amerikan i kërkon Musk ta punësojë berberin indian - arsyeja do t'iu bëjë të qeshni

Fun
Kalo në kategori