LAJMI I FUNDIT:

Rrushi rezistent në luginën e Therandës

Rrushi rezistent në luginën e Therandës

Lugina e Therandës është e rrethuar nga Malet e Sharrit dhe ka një pozicion shumë të veçantë që mbron rrushin nga stuhitë që vijnë nga rajoni i Ballkanit dhe thatësia nga Mesdheu. Mikroklima ekskluzive, me ditët e saj të ngrohta dhe netët e ftohta gjatë verave, garanton sasinë ideale të sheqerit dhe përcakton e aromat e veçanta në rrush. Dimrat e ftohtë dhe me dëborë i lënë hardhitë të pushojnë dhe i ruajnë natyrshëm nga sëmundjet, duke kontribuar kështu në prodhimin e verave cilësore, si ato të Suhareka Verari, kompani prodhuese kjo që nga viti 1953.

Restaurimi i vreshtave antike


Tokat e kësaj verarie mbulojnë rretj katërqind hektarë të shpërndarë në pesë zona të ndryshme përreth qytetit të Suharekës, si: Biraq, Shirokë, Sopi, Therandë dhe Gjinoc. Kjo kompani ka arritur të bëjë restaurimin e afërsisht njëqind hektarë vreshta ekzistuese antike, të mbjella midis gjashtëdhjetë dhe tridhjetë e pesë vjet më parë. Falë moshës së tyre, këto vreshta prodhojnë natyrshëm një sasi shumë të vogël rrushi, por aroma e tyre është shumë intensive, komplekse dhe elegante.

Kultivimi i rrushit rezistent

çka e dallon këtë verari nga të gjitha veraritë tjera në rajon, përveç tjerash, është kultivimi i rrushit rezistent, të paspërkatur me preparate mbrojtëse. Ky rrush, është rrush i rritur në mënyrë organike dhe nuk përmban aspak kemikale të dëmshme, duke prodhuar kështu vera organike. Theranda Wine tashmë ka hedhur në treg vera që vijnë nga këto hardhi: një të bardhë me emrin Fleurtai dhe një të kuqe me emrin e Cabernet Volos.

Pse t’i përdorim verërat organike?

Duke u bazuar në thënien “Ju jeni ajo çfarë hani (pini)”, natyrisht që konsumi i produkteve organike është më i dobishëm për ju. Rrushi organik është shumë më i shëndetshëm dhe prodhon përqendrime më të larta të të gjitha atyre që ju bëjnë mirë, si: antocianina dhe antioksidantë, duke përfshirë polifenole dhe resveratrol kardio-miqësor.

Verërat organike si Fleurtai dhe Cabernet Volos, kanë më pak sheqer dhe nuk përmbajnë aditivë potencialisht të dëmshëm të bodrumit siç janë agjentët aromatizues ose ngjyrosja e karamelit. Këto aditivë së bashku me nivele më të larta sheqeri janë ato që çojnë zakonisht në dhimbje koke. Përveç kësaj, verërat organike janë më të mira për mjedisin. Në mënyrë të veçantë, hardhitë organike kanë nevojë për më pak ujë të aplikuar dhe duke shkurtuar praktikat e dëmshme dhe të panevojshme të ujitjes, kantinat organike janë duke mbrojtur ekosistemet lokale dhe duke ruajtur florën dhe faunën përreth tyre.

Për një përvojë më të mirë të degustimit dhe blerjes së verës, ju mund t’i vizitoni vreshtat e kësaj kompanie dhe Wine shop-in për të parë nga afër një mori verërash unike dhe cilësore. Suhareka Verari ka një staf të trajnuar në krah për t’ju ndihmuar të lundroni në një listë të gjatë verërash. Mos kini frikë të kërkoni një rekomandim nga personi që ju shërben, ose somelieri nëse është në dispozicion.

Artikull i sponzorizuar